• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 7 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vladimir Putin nga Kosova? Gazeta gjermane BILD zbulon ADN-në e presidentit rus

24 Mars, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Nga frika se dikush mund të zbulojë prejardhjen e tij gjenetike dhe “dobësitë” e mundshme, Vladimir Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e mysafirëve të tij. Ai përdor vetëm filxhanë dhe gota që i sjell vetë dhe i mbledh pas përdorimit. Madje, që nga viti 2017, ai dyshohet se ka punësuar agjentë që gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit mbledhin jashtëqitjet e tij dhe i kthejnë në Rusi për t’i asgjësuar, në mënyrë që askush të mos analizojë ADN-në e tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por të gjitha këto masa tani nuk e ndihmojnë më. ADN-ja e Putinit është zbuluar!

Hakerët, me porosi të një institucioni shtetëror, janë futur në kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit rus. Rezultatet e këtij zbulimi i janë dorëzuar gazetës BILD.

Lexo edhe:

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu po futej në makinë kur u qëllua nga një person me motor

Vladimir Putin dhe Mikhail Putin ndajnë një lidhje të drejtpërdrejtë gjenetike. Gjyshërit e Putinit janë stërgjyshërit e Mikhailit, që do të thotë se ata kanë një përputhje gjenetike prej 6,25 për qind.

Për më tepër, të dy ndajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, pasi kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.

Ashtu si shumica e anëtarëve të familjes Putin, Mikhail Putin ka një punë të rëndësishme dhe të mirëpaguar në kompaninë shtetërore Gazprom, ashtu si edhe djali i tij.

Pjesa e lajmit të BILD ku thuhet se grupi gjenetik që ka Vladimir Putin gjendet në Kosovë

Por ajo që bënë hakerët ishte vërtet befasuese: ata zbuluan se nipi i dytë i Putinit kishte bërë një test gjenetik në dhjetor 2022 në kompaninë ruse “Genotek”, rezultatet e të cilit i mori në shkurt 2023.

Testi gjenetik i Mikhail Putinit zbuloi se Vladimir Putin dhe të gjithë meshkujt e familjes së tij i përkasin haplogrupit të rrallë E-V13, që është i pazakontë në Rusi.

Ky grup gjenetik ka origjinën në Kosovën e sotme, ku 30 për qind e popullsisë e posedon atë. Në të gjithë Ballkanin, kjo përqindje është rreth 15 për qind, ndërsa në Rusi më pak se 5 për qind.

Por ky gjen ka edhe disa pasoja për mbartësit e tij, përfshirë Vladimir dhe Mikhail Putin.

Një nga rreziqet kryesore është një predispozitë më e lartë për kancer të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka treguar një lidhje midis kësaj sëmundjeje dhe gjenomit të Putinit.

Gjithashtu, sipas hakerëve, Mikhail Putin është veçanërisht i prirur ndaj paranojës, por nuk dihet nëse kjo vlen edhe për xhaxhain e tij, Vladimir Putinin.

Një detaj tjetër befasues është se sipas një raportimi të “Daily Mail” në vitin 2010, edhe Adolf Hitler ishte pjesë e haplogrupit të rrallë E-V13 (i njohur gjithashtu si E1b1b).

A është ky shkaku i sekretit të madh të Putinit?

Fati i keq për të është se nipi i tij i dytë, jo vetëm që u përpoq të mësonte më shumë për prejardhjen e tij gjenetike, por edhe nuk ishte shumë kreativ në zgjedhjen e fjalëkalimit për llogarinë e tij në “Genotek”, duke lehtësuar punën e hakerëve.

Tags: adnkosoverusivladimir putin

Nga Kategoria

Bota

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026
Kryesore

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu po futej në makinë kur u qëllua nga një person me motor

7 Qershor, 2026
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Shijak, shpallet në kërkim autori

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

7 Qershor, 2026

Florentino Pérez fiton bindshëm zgjedhjet te Real Madrid, tani pritet rikthimi i Mourinho

7 Qershor, 2026

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026

Lamine Yamal zbulon pse luan me dorën e fashuar: Si Karim Benzema

7 Qershor, 2026

Eriksen bie në fushë sërish, ndërpritet miqësorja Danimarkë-Ukrainë

7 Qershor, 2026

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu po futej në makinë kur u qëllua nga një person me motor

7 Qershor, 2026

Zjarr në parkingun e një pallati në Astir, digjen një motor elektrik dhe një automjet

7 Qershor, 2026

Exit poll i AS: Florentino drejt fitores bindëse në zgjedhjet e Real Madrid

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.