• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 2 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Vizita e Vuçiç në Moskë/ Ministri i Jashtëm i Serbisë: Nuk do të ketë as ndërprerje të integrimit në BE

10 Maj, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiç në Moskë gjatë ditëve të fundit “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), e as sanksione nga Brukseli zyrtar”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”.

“Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve evropiane dhe as sanksione – kjo do të bëhet e qartë së shpejti, dhe ajo që mund të presim është vazhdimi i zhvillimit”, tha Gjuriç.

Lexo edhe:

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

Vuçiç mbërriti në Moskë të enjten, ku një ditë më vonë mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përballet me kritika nga Brukseli për shkak të mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, e cila i ka vendosur sanksione të rrepta Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Marta Kos, komisionarja evropiane për zgjerim, deklaroi gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Beograd se, për shkak të vizitës së Vuçiçit në Moskë, do ta ketë “shumë më të vështirë të ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm e orientuar drejt rrugës evropiane”.

“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane”, tha Kos ditë më parë.

Pas takimit me Putinin, gjatë të cilit ai u shpreh për rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Vuçiç tha se është i gatshëm t’u përgjigjet kritikave që mund të vijnë nga Bashkimi Evropian./REL

Nga Kategoria

Kryesore

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

27 Qershor, 2026
Lajme

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

27 Qershor, 2026
Lajme

Qindra miliarda të shpenzuara për armë: Pse po armatoset Greqia?

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lamallari dhe Hita vizitojnë policët e lënduar: Sulm ndaj shtetit

2 Korrik, 2026

Tensionet para Parlamentit, thyhen xhamat e makinës së policisë

2 Korrik, 2026

Tensione para Parlamentit, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

2 Korrik, 2026

Aksident në Lushnjë/ Makina përplas motoçikletën në Pirrë-Kamçisht, 76-vjeçari në gjendje të rëndë

2 Korrik, 2026

“Sinjalizohet” dalja e deputetëve, protestuesit nisin sërish hedhjen e vezëve

2 Korrik, 2026

“Shqiptarët ikën nga sheshi, kanë mbetur vetëm sharlatanët”, Bido i ashpër me protestat për Zvërnecin: Po heshtet politikisht nga ata që bëjnë si patriotë

2 Korrik, 2026

“O k**** e vogël”, plas SHERRI mes protestuesve, qytetari ofendon të renë, kthejnë mbrapsht edhe Adriatik Lapajn (VIDEO)

2 Korrik, 2026

Tensionet para Parlamentit, Spiropali, “mesazh” Ramës dhe qeverisë: Nuk duhet të merremi me protestuesit, analizoni veten

2 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.