Bukayo Saka ka pranuar se eliminimi dramatik i Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit vazhdon të ndihet ende brenda skuadrës. “Tre Luanët” ishin shumë pranë finales së parë që prej vitit 1966, por dy gola të vonshëm i lanë jashtë me rezultatin 2-1.
“Ende e mbajmë atë plagë. Besonim shumë dhe ishim të bashkuar, jo vetëm ne si skuadër, por i gjithë vendi. Përpiqesh të ecësh përpara sa më shpejt, por një plagë shërohet kur është gati të shërohet”, deklaroi Saka.
Anglia arriti më pas të mposhtte Francën 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë, duke regjistruar rezultatin më të mirë në një Botëror prej dekadash, por pritja për një tjetër trofe vazhdon.
Skuadra e Thomas Tuchel tashmë kërkon ta lërë pas Botërorin dhe të përqendrohet te Nations League. Sfida e parë do të jetë ndaj kampionëve të botës, Spanjës, në “Wembley”, përpara një serie prej katër ndeshjesh brenda dy javësh.
Saka foli edhe për talentin 16-vjeçar të Arsenalit, Max Dowman, duke thënë se është vetëm çështje kohe përpara se ai të marrë një ftesë nga kombëtarja e parë. “Talenti i tij është i jashtëzakonshëm. Varet nga ai se deri ku do të arrijë në futboll.”











