• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vetëm 10% e fëmijëve nën moshën 3 vjeç janë në çerdhe publike, 18 bashki nuk kanë fare shërbim

29 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme si një formë e mbështetjes së zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjes në tregun e punës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në dokumentin e fundit të rishikimit të financave publike në Shqipëri, i Bankës Botërore nënvizohet se pavarësisht rritjes së shpenzimeve publike për këtë zë, ato mbeten ende të ulëta në raport me standardet ndërkombëtare. Raporti vëren se Shqipëria po pëson rritje të kërkesës për këto shërbime pavarësisht tkurrjes demografike.

“Përshpejtimi i përpjekjeve për përmirësimin e financimit të qeverisjes vendore mund të përmirësojë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të EKFH. Aksesi në shërbimet EKFH është i kufizuar dhe i pabarabartë: vetëm 10 për qind e fëmijëve nën moshën tre vjeç janë të regjistruar në çerdhe publike, ndërsa 18 bashki nuk ofrojnë fare shërbime të tilla. Variacionet në tarifat prindërore dhe mungesa e një kuadri të qartë rregullator për ofrimin privat të shërbimeve përkeqësojnë më tej pabarazitë në akses” thuhet në raport.

Lexo edhe:

Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e Artur Alimadhit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

Aeroporti i Riadit nuk gjen qetësi, sulmohet sërish nga rebelët Huthi

Sipas Bankës Botërore sfidat në bashkërendimin institucional midis ministrive dhe njësive të qeverisjes vendore fragmentizojnë ofrimin e shërbimeve, ndërsa boshllëqet në të dhëna pengojnë planifikimin dhe shënjestrimin efektiv, raporton Monitor.al.

Raporti vëren se megjithëse reformat për përmirësimin e formulave të transfertave dhe aplikimin e granteve të bazuara në performancë janë në proces, përshpejtimi i përpjekjeve për forcimin e menaxhimit financiar, praktikave të buxhetimit dhe mbikqyrjes së ofrimit të shërbimeve në nivel vendor është thelbësor për të arritur një efikasitet më të lartë fiskal.

Një tjetër element që sjell në vëmendje ky dokument është ai i rritjes së efikasitetit të financimit dhe përfshirja në një rol më të gjerë e partneritetit me privatët në këtë fushë.

“Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë si rritje të investimeve publike ashtu edhe një qasje më strategjike në alokimin e tyre. Rritja e efikasitetit të financimit – përmes granteve të mirë shënjestruara, sistemeve të përforcuara të menaxhimit financiar vendor dhe kornizave të qarta rregullatore – është thelbësore për maksimizimin e ndikimit të burimeve të kufizuara.

Zgjerimi i partneriteteve me ofrues privatë, nxitja e kujdesit ndaj fëmijëve të mbështetur nga punëdhënësit dhe mobilizimi i fondeve ndërkombëtare mund të ndihmojnë gjithashtu në mbylljen e hendeqeve infrastrukturore” thuhet në dokument.

Nga Kategoria

Aktualitet

Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e Artur Alimadhit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

11 Tetor, 2026
Screenshot
Bota

Aeroporti i Riadit nuk gjen qetësi, sulmohet sërish nga rebelët Huthi

11 Tetor, 2026
Lajme

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në rafinerinë greke? Arrestohen 4 persona

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e Artur Alimadhit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

11 Tetor, 2026
Screenshot

Aeroporti i Riadit nuk gjen qetësi, sulmohet sërish nga rebelët Huthi

11 Tetor, 2026

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e vitit 2016 për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE

11 Tetor, 2026

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në rafinerinë greke? Arrestohen 4 persona

11 Tetor, 2026

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Zelenskyn pas thirrjes së Trumpit për largimin e tij

11 Tetor, 2026

Zelensky: Ukraina ndalon sulmet ndaj rafinerive ruse nëse Moska ndal goditjet ndaj energjisë

11 Tetor, 2026

Pema që mund të luftojë urinë dhe të ushqejë miliona njerëz: pse rritet vetëm në një vend?

11 Tetor, 2026

Tragjedi në ujërat mes Xhibutit dhe Jemenit, të paktën 109 emigrantë të vdekur dhe mbi 116 të zhdukur

11 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.