• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 18 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

25 Qershor, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një përgjigje me shkrim për mediat kosovare, Gjykata ka rikujtuar se më 5 maj 2026 Trupi Gjykues nxori urdhër me të cilin afati për shpalljen e aktgjykimit u shty deri më 20 korrik.

“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

Lexo edhe:

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministrja serbe: Mbase duhej të thosha “deportim”, jo “spastrim”! Refuzon dorëheqjen

Sipas Rregullës 159(1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nëse rrethanat e rastit kërkojnë më shumë kohë sesa afati fillestar prej 90 ditësh, periudha shtesë nuk duhet të kalojë 60 ditë, përveç rasteve kur ekziston nevojë e domosdoshme për një shtyrje të mëtejshme.

Gjykata ka theksuar se “nëse Trupi Gjykues në këtë rast përcakton se nevojitet kohë shtesë, një vendim i tillë do t’u njoftohet palëve dhe do të bëhet publik”.

Gjykata në Hagë është akuzuar në Kosovë për trajtimin e padinjitetshëm të katër të burgosurve, por zëdhënësja Angela Grip ka përmendur vizitat humanitare të lejuara për të paraburgosurit.

“Korniza Ligjore e Dhomave të Specializuara u mundëson të paraburgusorve të paraqesin kërkesë për vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Gjykatësit e miratuan këtë rregull bazuar në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve. Deri tani, gjykatësit e Dhomave të Specialziuara kanë urdhëruar 14 vizita të të paraburgosurve në Kosovë, që janë organizuar dhe zbatuar nga gjykata, si për shembull, për t’i mundësuar një të paraburgosuri të vizitonte një të afërm të sëmurë ose për të nderuar kujtimin dhe për të qenë pranë anëtarëve të familjes pas vdekjes së një të afërmi. Në rastin e zotit Thaçi p.sh., janë kryer katër vizita të tilla”, tha Angela Grip, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbahen në Hagë që prej nëntorit 2020, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nga Kategoria

Kosova

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

17 Korrik, 2026
Kosova

Ministrja serbe: Mbase duhej të thosha “deportim”, jo “spastrim”! Refuzon dorëheqjen

17 Korrik, 2026
Kosova

Kosova dorëzon raportin për reformat, KE do të vendosë për disbursimin e fondeve

16 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Policia çmonton laboratorin e “ekstazisë”, qindra banorë largohen

18 Korrik, 2026

Qytetarja në protestë: Më datë 23 të mblidhemi para Kuvendit, t’ua lajmë kostumet me vaj e domate

18 Korrik, 2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

18 Korrik, 2026

Krah protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish kundër qeverisë

18 Korrik, 2026

Mbappé i jep lamtumirën Deschamps para ndeshjes së fundit: Dështuam, duhet të të kishim dhënë një fund më të bukur

18 Korrik, 2026

Më shumë se tiki-taka, Spanja ëndërron Botërorin me mbrojtjen më të mirë

18 Korrik, 2026

Transferimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Chelsea arrin marrëveshje për yllin e Anglisë

18 Korrik, 2026

Rrëzohet aksidentalisht në banesë, humb jetën 62-vjeçari në Korçë

18 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.