Diego Simeone ka marrë një vendim të pazakontë para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Champions League ndaj Arsenal.
Sipas The Touchline, Atlético Madrid ishte planifikuar të qëndronte në të njëjtin hotel ku kishte qenë edhe në tetor, kur u përball me Arsenal në fazën e grupeve dhe pësoi një humbje të rëndë 4-0.
Por Simeone nuk ka dashur të përsërisë të njëjtin skenar. Trajneri argjentinas ka kërkuar që skuadra të ndryshojë hotelin në momentet e fundit, duke detyruar lojtarët dhe stafin të bëjnë gati bagazhet dhe të zhvendosen diku tjetër pak para check-in.
Vendimi ka ngjallur diskutime, pasi shumë e kanë lidhur me supersticionin e Simeone para ndeshjeve të mëdha. Megjithatë, kur u pyet nga gazetarët, trajneri i Atlético Madrid dha një përgjigje të thjeshtë, duke thënë se hoteli i ri ishte më i lirë.
Ndeshja e parë mes Arsenal dhe Atlético Madrid përfundoi 1-1, ndaj gjithçka mbetet e hapur për duelin vendimtar.











