• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 15 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Vëllai rrëfen “ferr-parajsën” e Mihajlovic: Të mos e kisha shpëtuar…, është një plagë që më përndjek

20 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë që nuk mund të ishte si gjithë të tjerat për adhuruesit e tij si ish-futbollist. Sot, Siniša Mihajlović do të kishte mbushur 56 vjeç. Kështu shkruajnë mediat italiane, të cilat nuk e lënë në harresë serbin e ndjerë tashmë…

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

…Futbollist, trajner, njeri i veçantë. I ardhur në Itali si një 23-vjeçar, ai arriti të pushtonte një vend të tërë, duke hyrë në zemrat e tifozëve, profesionistëve të futbollit dhe jo vetëm. Këtë e dëshmojnë të gjitha skuadrat ku ai ka kaluar, të cilat sot kanë vendosur ta nderojnë duke e kujtuar.

Dhe kush më mirë se vëllai i tij i vogël, Drazen, mund të tregojë se cili ishte Siniša, pak më shumë se dy vite pas ndarjes së tij nga jeta? Me këtë rast, ai ka dhënë një intervistë të thellë dhe prekëse për “Gazzetta dello Sport”.

Lexo edhe:

Zyrtare: Amazon blen një pjesë të Liverpoolit

Inteligjenca Artificiale hyn në arbitrimin spanjoll: do të përzgjedhë rastet më të diskutueshme

“Kujtimi i parë që kam për të nuk është i imi, por i tij, – e fillon rrëfimin Drazen. – Ma ka treguar shumë here. Ky kujtim tregon qartë se kush ishte im vëlla. Do të ketë qenë rreth 6 vjeç, ndërsa unë vetëm 2 vjeç. Prindërit tanë shkonin të punonin herët dhe nuk kishim para për dado, as për ta çuar Siniša në kopsht, kështu që i duhej të kujdesej edhe për mua.

Dilte nga shtëpia herët, ndërsa unë isha ende në gjumë, dhe shkonte të blinte qumësht e bukë për mëngjes. Por, edhe pse bënte gjëra të një të rrituri, ai ishte vetëm një fëmijë, me të gjitha frikërat që ka një fëmijë në atë moshë. Kur kthehej në shtëpi, ndalej me shpinë pranë sobës, qëndronte i palëvizur, me sytë e ngulur drejt derës, nga frika se mos hynte dikush”.

Lufta, varfëria, frika. Të gjitha këto u shuan nga ai “zë” që për Siniša kishte tingullin e një ëndrre: “Për orë të tëra godiste topin kundër derës së garazhit, duke detyruar prindërit tanë ta ndërronin disa herë. Synonte gjithmonë këndet e portës, kështu lindi goditja e tij legjendare e dënimit”.

Pikërisht ato goditje të dënimit e bënë atë një legjendë në futbollin italian. Por për vendin e tij, Serbinë, Siniša ishte shumë më tepër se një legjendë sportive: “Edhe pse ka luajtur pak këtu, ai mbetet një idhull absolut. Dhe nuk po flas vetëm për tifozët e Crvena Zvezdës, për fitoren historike të Kupës së Kampionëve më 1991”.

Një histori e jashtëzakonshme, e ndërprerë para kohe nga sëmundja e tmerrshme që i mori jetën: leuçemia. Drazen kujton momentin kur morën vesh diagnozën: “Isha në Sardenjë me të dhe me familjen e tij. Një mëngjes u ngrit dhe mezi ecte. Mendonim se ishte një inflamacion apo një tendosje muskulore, e ngacmova duke i thënë se dukej si një 90-vjeçar…, por pastaj…”

Siniša ishte një luftëtar, në fushë dhe jashtë saj. Dukej se e kishte fituar edhe këtë betejë, derisa erdhi rikthimi i sëmundjes, një goditje e rëndë, të cilën as dhurimi i palcës së kockave nga Drazen nuk mundi ta ndalonte.

“Dukej se me palcën time kockore mund të rriteshin shanset për shërim. E di që nuk është faji im, por të mos e kisha shpëtuar është një plagë që nuk do të shërohej kurrë. Ditën që u largua, ndenja gjithë natën me të. I thashë gjëra që mes burrave nuk thuhen kurrë.

Sot punoj që ai të mos harrohet. Kujdesem për të gjitha nismat e mundshme për ta nderuar, si në Itali, ashtu edhe në Serbi. Ia premtova”.

Nga Kategoria

Sporti

Zyrtare: Amazon blen një pjesë të Liverpoolit

14 Gusht, 2026
Sporti

Inteligjenca Artificiale hyn në arbitrimin spanjoll: do të përzgjedhë rastet më të diskutueshme

14 Gusht, 2026
Sporti

Inter studion Curtis Jones: anglezi mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë

14 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestoi se u ndie i tradhëtuar nga partia, Josif Gorea: Disa kryebashkiakë i prenë fjalën kryeministrit tonë në mbledhje

14 Gusht, 2026

Shenjat e horoskopit që mbajnë mend gjithçka që u bëni

14 Gusht, 2026

Eklipsi i 12 gushtit, pse disa njerëz raportuan pagjumësi dhe ëndrra të çuditshme

14 Gusht, 2026

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

14 Gusht, 2026

Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

14 Gusht, 2026

Po hapnin kanalizimet, punëtorët gjejnë në mur ar me vlerë 9 mln € dhe njoftojnë policinë

14 Gusht, 2026

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

14 Gusht, 2026

Aksident i rëndë në Pejë, përplasen dy makina dhe një kamion, 6 të plagosur

14 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.