• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Veliaj kundërshtoi arrestin: Është antikushtetues! Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, prej 1 ore në seancë

20 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë. Seanca ka nisur prej orës 10:00 dhe mbahet me dyer të mbyllura mbi bazë dokumentesh dhe pa praninë e palëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Lexo edhe:

SPAK ‘shkund’ Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me ‘ustalleshën’ Goxhobelli

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykata, sipas Veliajt, e ka paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova për shkeljet e pretenduara.

Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme, e cila ka dorëzuar argumentet e saj, këmbëngul se dyshimi i arsyeshëm është vërtetuar edhe nga gjykatat, ndërsa fakti që ka bashkëpunuar edhe me të tjerët e ka rënduar pozitën e Veliajt. Sipas SPAK-ut, fakti që Veliaj është në detyrë përbën arsye të mjaftueshme për ndikim tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Po ashtu, sipas prokurorëve, veprat penale për të cilat Veliaj akuzohet rezultojnë të vërtetueshme nga një sërë provash konkrete.

Ndryshe nga sa Veliaj ka ngritur si shkelje, Prokuroria thotë se të gjitha vendimet e Gjykatave të Posaçme janë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo është hera e dytë që Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi në janar të këtij viti ai u rikthye në detyrë nga Kushtetuesja, pasi ishte shkarkuar nga Këshilli Bashkiak. Kushtetuesja tha aso kohe se shkarkimi i Veliajt ishte tërësisht jokushtetues, pasi e gjithë procedura ishte bërë në shkelje, duke mos i dhënë mundësi atij të dëgjohej. Ndërkohë, kjo është çështja e parë që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese për një person i cili është kryetar bashkie dhe ndodhet në burg njëkohësisht.

Paralelisht, Veliaj është në pritje dhe të një vendimi tjetër, më 28 maj, nga Gjykata e Lartë, ku ai ka kërkuar po ashtu ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, dhe zëvendësimin me një tjetër masë më të lehtë sigurie.

MKërkesa e Veliajt, në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, pasoi vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat i bënë një interpretim të ri masës së sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjes së kësaj mase. Vendimi i marrë në unanimitet parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Po ashtu kërkohet arsyetim rast pas rasti për personin e përfshirë dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme.

Nga Kategoria

Shqipëri

SPAK ‘shkund’ Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me ‘ustalleshën’ Goxhobelli

6 Korrik, 2026
Aktualitet

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

6 Korrik, 2026
Aktualitet

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

6 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK ‘shkund’ Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me ‘ustalleshën’ Goxhobelli

6 Korrik, 2026

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

6 Korrik, 2026

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

6 Korrik, 2026

Integrimi europian/ Prezantohet programi për përgatitjen e bizneseve, Ibrahimaj: Në tetor do të trokasim në dyert e tyre! 250 mln euro financim

6 Korrik, 2026

“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Berisha tregon mesazhin që la në SPAK për Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

6 Korrik, 2026

 Zjarri në Drizë u dogji banesën, “kam punuar 30 vite për këtë shtëpi”, çifti i bashkëshortëve: Dëmet janë kolosale!

6 Korrik, 2026

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë, u evakuuan 12 familje

6 Korrik, 2026

Dosja “Partizani”/ Paraqitet në GJKKO ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa

6 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.