• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 28 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vdekja e Adolf Hitler, zbulimi i bujshëm vjen nga arkivat ruse: Piu helm dhe më pas u qëllua nga…

2 Maj, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

80 vjet pas rënies së Berlinit, dokumente të sapo zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së Adolf Hitlerit, që bie ndesh me atë që historia e ka konsideruar zyrtare deri më sot.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas këtyre dokumenteve, udhëheqësi nazist mund të mos ketë vrarë veten, por të jetë qëlluar për vdekje nga një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, pas një urdhri të dhënë prej vetë tij.

Sipas dëshmisë së Gjeneral-Lejtnant Hans Rattenhuber, kreut të sigurisë personale të Hitlerit, “Fyhreri” i kishte kërkuar shërbëtorit të tij Heinz Linge ta qëllonte me armë pas gëlltitjes së helmit, duke dyshuar në efektin e tij për shkak të trajtimeve mjekësore të shumta që kishte marrë më parë.

Lexo edhe:

Baton Haxhiu për Ilir Metën: Turp i madh! Të burgoset gjyqtari që e futi në kafaz

VIDEO/ Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës 


“Linge e qëlloi Hitlerin”, tha Rattenhuber për zyrtarët sovjetikë, sipas dokumenteve.

Megjithatë, kjo dëshmi bie ndesh me versionin e njohur publikisht, ku Linge vetë ka dëshmuar se Hitleri kreu vetëvrasje me armë në bunkerin e tij, së bashku me partneren Eva Braun, për të shmangur kapjen nga sovjetikët.

Dokumentet e zbuluara përfshijnë edhe pamje rrëqethëse, përfshirë fotografi të dhëmbëve të kalbur të Hitlerit që u përdorën për identifikimin e trupit të djegur. Gjithashtu, përfshihen detaje të fundit për veshjet që Hitleri dhe Braun kishin veshur ditën e vetëvrasjes, si dhe një analizë të motiveve të Hitlerit për t’i dhënë fund jetës, shkruan “The Sun”.

Një tjetër pjesë e dokumenteve tregon metodat që sovjetikët përdorën për të nxjerrë dëshmi nga bashkëpunëtorët e Hitlerit pas luftës.

Otto Günsche, asistenti personal i Hitlerit, u transferua në Moskë ku autoritetet përdorën një taktikë psikologjike për ta bindur të fliste: ata vendosën në qelinë e tij një tjetër i burgosur, koloneli gjerman Remlinger, i cili kishte për detyrë ta bindte Günschen se me vdekjen e Hitlerit, betimi i besnikërisë ndaj tij nuk kishte më vlerë.

Sipas një raporti të shkruar nga Remlinger, kjo metodë funksionoi: “Ngjarjet në Gjermani, sidomos vetëvrasja e Hitlerit, e çliruan Günsche nga betimi ndaj tij. Ai kuptoi se regjimi kishte rënë dhe e kaluara duhej trajtuar tashmë si pjesë e historisë.”

Në dokumentacionin e FSB-së përfshihet edhe raporti zyrtar i autopsisë, ku thuhet se më 5 maj 1945, trupat sovjetike gjetën trupin e djegur të një burri dhe një gruaje pranë hyrjes së bunkerit në Kancelarinë e Rajhut. Analizat mjeko-ligjore përfunduan më 8 maj, duke konfirmuar identitetin e Hitlerit përmes dhëmbëve dhe përshkrimeve fizike.

Pavarësisht versioneve kontradiktore, dokumentet e publikuara shtojnë më shumë mister rreth vdekjes së një prej figurave më të errëta të historisë moderne, duke ndezur sërish një debat që zgjat prej dekadash: a u vetëvra vërtet Adolf Hitleri, apo u vra në momentet e fundit të jetës së tij?

Nga Kategoria

Aktualitet

Baton Haxhiu për Ilir Metën: Turp i madh! Të burgoset gjyqtari që e futi në kafaz

27 Prill, 2026
Aktualitet

VIDEO/ Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës 

27 Prill, 2026
Aktualitet

Nga Ekuadori në Europë, “perandoria e krimit” të Ervin Matës, kush është 39 vjeçari

27 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Casemiro dhe Bruno Fernandes vazhdojnë të shkëlqejnë, Sesko afron Manchester United me Champions League

28 Prill, 2026

Baton Haxhiu për Ilir Metën: Turp i madh! Të burgoset gjyqtari që e futi në kafaz

27 Prill, 2026

Studimi, stresi në shtatëzani ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës

27 Prill, 2026

U godit aksidentalisht në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, humb jetën 4 vjeçari

27 Prill, 2026

VIDEO/ Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës 

27 Prill, 2026

Nga Ekuadori në Europë, “perandoria e krimit” të Ervin Matës, kush është 39 vjeçari

27 Prill, 2026

Merr fund arratia, arrestohet në Brazil Ervin Mata

27 Prill, 2026

Operacioni i Modric rezulton i suksesshëm, sezoni me Milan përfundon këtu, por do të jetë gati për Botërorin

27 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.