• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vdekja e Adolf Hitler, zbulimi i bujshëm vjen nga arkivat ruse: Piu helm dhe më pas u qëllua nga…

2 Maj, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

80 vjet pas rënies së Berlinit, dokumente të sapo zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së Adolf Hitlerit, që bie ndesh me atë që historia e ka konsideruar zyrtare deri më sot.

Sipas këtyre dokumenteve, udhëheqësi nazist mund të mos ketë vrarë veten, por të jetë qëlluar për vdekje nga një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, pas një urdhri të dhënë prej vetë tij.

Sipas dëshmisë së Gjeneral-Lejtnant Hans Rattenhuber, kreut të sigurisë personale të Hitlerit, “Fyhreri” i kishte kërkuar shërbëtorit të tij Heinz Linge ta qëllonte me armë pas gëlltitjes së helmit, duke dyshuar në efektin e tij për shkak të trajtimeve mjekësore të shumta që kishte marrë më parë.

Lexo edhe:

Tre sfidat kryesore seksuale të individëve në moshën e mesme

Policia sulmohet gjatë një proteste masive në Londër të organizuar nga aktivistin e ekstremit të djathtë Tommy Robinson.


“Linge e qëlloi Hitlerin”, tha Rattenhuber për zyrtarët sovjetikë, sipas dokumenteve.

Megjithatë, kjo dëshmi bie ndesh me versionin e njohur publikisht, ku Linge vetë ka dëshmuar se Hitleri kreu vetëvrasje me armë në bunkerin e tij, së bashku me partneren Eva Braun, për të shmangur kapjen nga sovjetikët.

Dokumentet e zbuluara përfshijnë edhe pamje rrëqethëse, përfshirë fotografi të dhëmbëve të kalbur të Hitlerit që u përdorën për identifikimin e trupit të djegur. Gjithashtu, përfshihen detaje të fundit për veshjet që Hitleri dhe Braun kishin veshur ditën e vetëvrasjes, si dhe një analizë të motiveve të Hitlerit për t’i dhënë fund jetës, shkruan “The Sun”.

Një tjetër pjesë e dokumenteve tregon metodat që sovjetikët përdorën për të nxjerrë dëshmi nga bashkëpunëtorët e Hitlerit pas luftës.

Otto Günsche, asistenti personal i Hitlerit, u transferua në Moskë ku autoritetet përdorën një taktikë psikologjike për ta bindur të fliste: ata vendosën në qelinë e tij një tjetër i burgosur, koloneli gjerman Remlinger, i cili kishte për detyrë ta bindte Günschen se me vdekjen e Hitlerit, betimi i besnikërisë ndaj tij nuk kishte më vlerë.

Sipas një raporti të shkruar nga Remlinger, kjo metodë funksionoi: “Ngjarjet në Gjermani, sidomos vetëvrasja e Hitlerit, e çliruan Günsche nga betimi ndaj tij. Ai kuptoi se regjimi kishte rënë dhe e kaluara duhej trajtuar tashmë si pjesë e historisë.”

Në dokumentacionin e FSB-së përfshihet edhe raporti zyrtar i autopsisë, ku thuhet se më 5 maj 1945, trupat sovjetike gjetën trupin e djegur të një burri dhe një gruaje pranë hyrjes së bunkerit në Kancelarinë e Rajhut. Analizat mjeko-ligjore përfunduan më 8 maj, duke konfirmuar identitetin e Hitlerit përmes dhëmbëve dhe përshkrimeve fizike.

Pavarësisht versioneve kontradiktore, dokumentet e publikuara shtojnë më shumë mister rreth vdekjes së një prej figurave më të errëta të historisë moderne, duke ndezur sërish një debat që zgjat prej dekadash: a u vetëvra vërtet Adolf Hitleri, apo u vra në momentet e fundit të jetës së tij?

Nga Kategoria

Tre sfidat kryesore seksuale të individëve në moshën e mesme
Lajme

Tre sfidat kryesore seksuale të individëve në moshën e mesme

13 Shtator, 2025
Bota

Policia sulmohet gjatë një proteste masive në Londër të organizuar nga aktivistin e ekstremit të djathtë Tommy Robinson.

13 Shtator, 2025
Aktualitet

Çantë me tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos në Durrës

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tre sfidat kryesore seksuale të individëve në moshën e mesme

Tre sfidat kryesore seksuale të individëve në moshën e mesme

13 Shtator, 2025

Policia sulmohet gjatë një proteste masive në Londër të organizuar nga aktivistin e ekstremit të djathtë Tommy Robinson.

13 Shtator, 2025
Eksploziv i gjetur në një hotel në Durrës, evakuohen stafi dhe mysafirët

Eksploziv i gjetur në një hotel në Durrës, banorët e zonës evakuohen.

13 Shtator, 2025

Wrexham nuk arrin të fitojë! QPR e mposhti ekipin e Phil Parkinson në Stok Cae Ras përpara Ryan Reynolds, ndërsa nisja e dobët në Championship vazhdon.

13 Shtator, 2025

Çantë me tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos në Durrës

13 Shtator, 2025
Paralajmërimi i partive politike jashtë aktiviteteve të caktuara nga KQZ-ja

Paralajmërimi i partive politike jashtë aktiviteteve të caktuara nga KQZ-ja

13 Shtator, 2025

Vlerësimi i lojtarëve të Real Madridit ndaj Real Sociedad: Kylian Mbappé, përshëndetje! Heroizmat e francezit mbajnë gjallë 10-shen e Blancos përkundër kartonit të kuq të Dean Huijsenit.

13 Shtator, 2025

Ngacmim! Noni Madueke quhet ‘egoist’ në sy të tij nga legjenda e Arsenalit, Martin Keown, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer në fitoren ndaj Nottingham Forest.

13 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.