• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 9 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Bodo/Glimt mposht Sportingun 3-0 dhe vazhdon ëndrrën në Champions League

12 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Bodo/Glimt vazhdon të befasojë Europën. Pas eliminimit të Interit, skuadra norvegjeze ka hedhur një tjetër hap të madh në Champions League, duke mposhtur Sportingun 3-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave dhe duke iu afruar çerekfinaleve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në “Aspmyra Stadion”, ekipi i drejtuar nga Knutsen zhvilloi një ndeshje shumë të fortë dhe dominoi sidomos në pjesën e parë. Edhe pse kampionati norvegjez ka përfunduar prej më shumë se dy muajsh dhe nis sërish vetëm këtë fundjavë, Bodo/Glimt tregoi ritëm, guxim dhe organizim, sikur të ishte në mesin e sezonit.

Norvegjezët krijuan disa raste të mira që në fillim, me Hauge dhe Evjen që iu afruan golit. Avantazhi erdhi pas rreth gjysmë ore lojë, kur Fet u pengua nga prapa në zonë nga Vagiannidis dhe arbitri akordoi penallti. Vetë Fet mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke kaluar vendasit në epërsi.

Lexo edhe:

Haaland udhëheq Manchester Cityn në Champions League, fitore edhe për Dortmundin dhe Betisin

Real Madridi fiton mes vuajtjesh ndaj Interit, Courtois hero në “Bernabéu”

Pak para fundit të pjesës së parë, Bodo/Glimt goditi sërish. Blomberg realizoi golin e dytë me një finalizim të saktë brenda zonës, duke ndezur edhe më shumë atmosferën në stadium dhe duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh shumë të rëndësishëm para pushimit.

Në pjesën e dytë, nevoja për rezultat e detyroi Sportingun të dilte më shumë në sulm. Portugezët u përpoqën të krijonin rrezik sidomos nga krahu i djathtë, ku gjetën më shumë hapësira me Fresneda. Megjithatë, çdo kundërsulm i Bodo/Glimt jepte ndjesinë se goli i tretë ishte më afër sesa rikthimi i Sportingut në ndeshje.

Goli që vulosi gjithçka erdhi në minutën e 71-të. Dy sulmuesit Hauge dhe Hogh kombinuan bukur brenda zonës, me të parin që dha një top të ulët dhe të dytin që e shtyu lehtësisht në rrjetë për 3-0.

Me këtë fitore bindëse, Bodo/Glimt vazhdon ëndrrën europiane dhe konfirmon se nuk është më një surprizë e rastësishme, por një skuadër që di të luajë, të fitojë dhe të godasë edhe kundërshtarë me emër si Sporting.

Tags: Bodo/GlimtChampions leagueFetKnutsenSporting

Nga Kategoria

Sporti

Haaland udhëheq Manchester Cityn në Champions League, fitore edhe për Dortmundin dhe Betisin

8 Shtator, 2026
Sporti

Real Madridi fiton mes vuajtjesh ndaj Interit, Courtois hero në “Bernabéu”

8 Shtator, 2026
Sporti

Aston Villa dhe AEK e nisin me fitore Champions League, triumfe të vuajtura në Belgjikë dhe Athinë

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra të raportuara në 24 orë, 13 ende aktive

9 Shtator, 2026

Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj: Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit

9 Shtator, 2026

Kosova tenton sot të konstituojë Kuvendin, AAK bojkoton seancën

9 Shtator, 2026

Sherr në Komisariatin e Sarandës, pezullohen 3 policë/ Njëri u mbajt peng për disa orë nga të shoqëruarit

9 Shtator, 2026

SHBA godet 5 cisterna iraniane pas sulmit ndaj anijes luftarake, Teherani synon bazën amerikane në Jordani (VIDEO)

9 Shtator, 2026

Tre të plagosurit në shpërthimin e karburantit në zonën e Brrylit po trajtohen në Spitalin e Traumës, ministria zbulon gjendjen e tyre shëndetësore

9 Shtator, 2026

VIDEO/ Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, detajet e incidentit që tronditi kryeqytetin. Reagon policia

9 Shtator, 2026

Rezultatet e PISA-s, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

9 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.