• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë

23 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët ai i ka quajtur “të korruptuar” dhe madje “armiq të shtetit”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë publike, UGJSH shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. “Deklaratat që anatemojnë personalisht gjyqtarët për vendimet e tyre nuk kanë lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike. Çdo palë e pakënaqur ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, jo të bëjë gjyq publik përmes medias”, thuhet në reagimin e Unionit.

Reagimi vjen pasi Rama ka sulmuar publikisht gjyqtarët Klarent Demiri, Hazbi Balliu dhe Ëngjëllushe Tahiri, duke i akuzuar dhe fyer për vendimet e tyre, çka sipas Unionit përbën rrezik serioz për pavarësinë e gjyqësorit.

Lexo edhe:

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Balla: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt

Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit / EMRI

UGJSH thekson se deklaratat e kryeministrit dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia dhe krijojnë klimë frike për trupën gjyqësore.

Deklarta e plotë:

Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.

Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.

Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!

Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.

Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.

UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Balla: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt

23 Shtator, 2026
Screenshot
Kryesore

Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit / EMRI

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Vlora Hyseni ishte në lidhje dashurie me Ergys Agasin? Bisedat: Përfundojmë keq shpirt

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Balla: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt

23 Shtator, 2026
Screenshot

Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit / EMRI

23 Shtator, 2026

Vinicius prek fundin te Real Madridi, braziliani e pranon se duhet të ndryshojë

23 Shtator, 2026

Fatura e pagave rritet sërish te Barcelona, klubi kërkon të shmangë gabimet e së kaluarës

23 Shtator, 2026

Vlora Hyseni ishte në lidhje dashurie me Ergys Agasin? Bisedat: Përfundojmë keq shpirt

23 Shtator, 2026

Vlora Hyseni mesazh Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot, do të përfundojmë keq! Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt

23 Shtator, 2026

“Qumësht gjiri” në pasarelë, krijimi i stilistes që ndezi debat në Javën e Modës në Londër

23 Shtator, 2026

“Agasi është bashkëpunëtor i shërbimit”, SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin më parë, ja çfarë ka deklaruar shefja e SHISH

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.