Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë aksionit të shuarjes së zjarreve në zonën e Mirditës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
I lënduar është 28 vjeçari Andrea Kaçi, i cili ka marrë plagë në kokë pasi është rrëzuar nga një shkëmb, dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në gjendje stabël.
Në spitalin e Traumës ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi për ta vizituar.











