Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Viti të Kosovës, ku një 61-vjeçar ka ndërruar jetë. Sipas mediave vendase, viktima dyshohet se u rrëzua, si pasojë e kushteve atmosferike që kanë përfshirë vendin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku viktima dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij dhe ka pësuar lëndime në kokë. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.
Kosova është përfshirë nga një stuhi ekstreme pasditen e sotme, me erëra të forta dhe rrebeshe shiu.











