Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar renditjen e dhjetë arbitrave më të mirë në botë për vitin 2025. Në krye të listës është francezi Clément Turpin, i cili konfirmon vazhdimësinë e tij në elitën e arbitrimit ndërkombëtar, ku ka qenë ndër emrat më të spikatur që prej vitit 2019.
Turpin e fitoi vendin e parë me 65 pikë, ndërsa vendi i dytë u nda mes një tjetër francezi, François Letexier (i shpallur arbitri më i mirë në botë vitin e kaluar) dhe polakut Szymon Marciniak, arbitër me reputacion të lartë ndërkombëtar dhe fitues i këtij vlerësimi në dy raste.
Pesëshja e parë plotësohet nga rumuni István Kovács dhe anglezi Michael Oliver, duke e bërë listën e IFFHS një pasqyrë të dominimit europian në nivelet më të larta të arbitrimit.
Top 10 arbitrat më të mirë në botë për 2025 (IFFHS)
- Clément Turpin (Francë) — 65 pikë
- François Letexier (Francë) — 55
- Szymon Marciniak (Poloni) — 55
- István Kovács (Rumani) — 54
- Michael Oliver (Angli) — 53
- Felix Zwayer (Gjermani) — 45
- Slavko Vinčić (Slloveni) — 41
- Alireza Faghani (Australi) — 25
- Maurizio Mariani (Itali) — 25
- Sandro Schärer (Zvicër) — 12











