Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit.
Në orën 11:00, pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve. Protestuesit thirrën “Ju jeni Kryesia e turpit”, apo “Turp, parlamenti i krimit”, teksa u kërkojnë deputetëve të jenë dinjitozë.
Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, policia ka ndërhyrë dhe i ka spostuar nga godina.











