• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën e Kinës për Iranin

13 Maj, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka qenë “relativisht i mirë” lidhur me luftën me Iranin, edhe pse shtoi se Uashingtoni nuk ka nevojë për ndihmën e tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur për gazetarët para udhëtimit të tij për në Kinë, Trump tha se “nuk mendoj se na duhet ndonjë ndihmë për Iranin. Ne do të fitojmë, në një mënyrë apo tjetër. Ne do të fitojmë në mënyrë paqësore ose në një mënyrë tjetër”.

Trump po ashtu tha se planifikon që të ketë “një bisedë të gjatë” me Xinë lidhur me Iranin, duke shtuar se udhëheqësi kinez është “një mik” dhe “dikush me të cilin ne kemi raporte të mira”.

Lexo edhe:

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

Trump do të arrijë në Kinë mbrëmjen e 13 majit dhe për dy ditë do të zhvillojë bisedime dhe do të ketë paraqitje publike me Xinë. Udhëheqësi amerikan vizitën e fundit në Kinë e zhvilloi më 2017.

Presidenti amerikan ka refuzuar ofertën më të fundit të Iranit për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që nisi më 28 shkurt, duke e quajtur atë “plotësisht të papranueshme” dhe “jashtëzakonisht të dobët”.

Udhëtimi i presidentit amerikan në Kinë fillimisht ishte planifikuar për në mars, por u shty për shkak të luftës në Iran.

Ndërkaq, në një intervistë për një radio amerikane, Trump tha se është “100 për qind” i bindur që Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit dhe do t’ia dorëzojë SHBA-së rezervat me uranium.

Ai tha për TalkRadio 77 WABC se iranianët janë të përkushtuar për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

“Ata do të ndalen, ata më kanë thënë se do të na e dorëzojnë pluhurin”.

Trump vazhdimisht ka përdorur termin “pluhur bërthamor” për t’iu referuar uraniumit të pasuruar. Teherani nuk ka konfirmuar pretendimet e udhëheqësit amerikan se Republika Islamike do të heqë dorë nga rezervat me uranium.

Presidenti amerikan tha po ashtu: “Nuk kemi pse të nxitojmë për asgjë. Ne kemi një bllokadë që nuk u lejon atyre asnjë para. Është një gjë shumë e thjeshtë: ne nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bërthamore, sepse do ta përdornin atë”.

Trump theksoi se do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Iranit derisa të arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës dhe se nuk do të lodhet nga vazhdimi i luftës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 Nëntor, 2026
Bota

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026
Bota

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Maran dhe Asllani para Bjellorusisë: “Nuk mendojmë për asgjë tjetër veç fitores”

14 Nëntor, 2026

Nata e Ronaldos kthehet në makth, Portugalia turpërohet ndaj Danimarkës

14 Nëntor, 2026

Raphinha merr të kuq, por Brazili refuzon ta lirojë drejt Barcelonës

14 Nëntor, 2026

Debat para Spanjë–Angli, De la Fuente mohon problemin me racizmin dhe Tuchel reagon: “Fjalët e mia u shtrembëruan”

14 Nëntor, 2026

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 Nëntor, 2026

Zgjimi, vaktet dhe gjumi në orare të rregullta: zakoni i thjeshtë që lidhet me më pak dhimbje dhe humor më të mirë

14 Nëntor, 2026

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

14 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.