Mbrëmja që duhej të ishte një festë për Cristiano Ronaldon përfundoi në zhgënjim të madh për Portugalinë.
Para sfidës ndaj Danimarkës, të gjithë lojtarët portugezë dolën në fushë me fanellën me numrin 7, ndërsa në tribunë u shfaq mesazhi “Obrigado, capitão” – “Faleminderit, kapiten”.
Edhe në minutën e shtatë tifozët u ngritën për të duartrokitur simbolikisht Ronaldon, por atmosfera nuk pati emocionin që pritej nga një homazh për figurën më të madhe të historisë së Kombëtares.
Në fushë situata ishte edhe më e keqe.
Danimarka dominoi Portugalinë dhe e ndëshkoi disa herë, me Højbjerg, Højlund dhe Andersen mes protagonistëve të mbrëmjes. Portugezët nuk arritën të reagonin siç duhet dhe pësuan një humbje të rëndë pikërisht në natën kushtuar ish-kapitenit.
Rezultati i heq Portugalisë mundësinë për të siguruar që tani vendin e parë në grup dhe e bën edhe më të hidhur mbrëmjen e homazhit për Cristiano Ronaldon.
Një natë që duhej të ishte festë për numrin 7, por që përfundoi si një nga mbrëmjet më të vështira të Portugalisë pas largimit të tij.











