• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump thotë se produkteve të BE-së do t’u vendosen tarifa prej 25 për qind

26 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind dhe la të kuptohet se tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi në fillim të prillit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, Trump e përshkroi BE-në – krijimin e së cilës Uashingtoni e kishte inkurajuar për dekada – si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara.

“Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Lexo edhe:

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

TikTok gjobitet me 29 milionë dollarë në Brazil, përdori të dhënat e adoleshentëve

I pyetur nëse kishte marrë një vendim mbi nivelin e tarifave për bllokun, Trump shtoi: “Do ta shpallim shumë shpejt dhe përgjithësisht do të jetë 25%”.

Ai tha se kjo do të ndikojë në shumë produkte, përfshirë makinat, duke shtuar se BE-ja “na ka shfrytëzuar vërtet shumë”.

Trump ka kërcënuar me “tarifa reciproke” ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së për të kundërshtuar atë që e quan tregti “të padrejtë dhe të pabalancuar”.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vendosë taksa të gjera mbi importet e disa produkteve, si makinat dhe produktet farmaceutike.Këtë javë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se nga këto tarifa mund të preken edhe biznese kosovare, që eksportojnë produkte në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara të presidentit Trump për mallrat e BE-së do të mund t’i rrisin kostot e prodhimit edhe për kompanitë kosovare.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka shpallur dhe ka pezulluar tarifa të përgjithshme ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, për shkak të emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së fentanilit.

I pyetur për pezullimin, Trump tha se nuk po i ndalonte tarifat, duke shtuar se planifikonte që ato të hynin në fuqi më 2 prill.

“Tarifat do të vendosen, jo të gjitha, por shumë prej tyre”, tha ai./REL

Nga Kategoria

Bota

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026
Bota

TikTok gjobitet me 29 milionë dollarë në Brazil, përdori të dhënat e adoleshentëve

25 Gusht, 2026
Bota

Trump: Marina amerikane ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ermal Beqiri habit gjykatësit: Mund të shkoja kudo, u fsheha në Francë se e dua këtë vend

25 Gusht, 2026

Xavi prezantohet te Holanda pas refuzimeve të Guardiolës dhe Slot: “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë”

25 Gusht, 2026

Ylli i Manchester City shpallet lojtari i ri më i mirë i Premier League për sezonin e kaluar

25 Gusht, 2026

Milani punon për largimet, në arkën e kuqezinjve mund të hyjnë deri në 50 milionë euro

25 Gusht, 2026

Zjarri përfshin malin e Shashicës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

25 Gusht, 2026

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Dolly Parton

25 Gusht, 2026

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026

Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.