• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump: Sulmi në Uashington nuk e ndal fitoren ndaj Iranit

26 Prill, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se një incident me të shtëna në një ngjarje në Uashington, ku ai po merrte pjesë, nuk do ta ndalojë atë nga fitimi i luftës me Iranin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Megjithatë, ai shtoi se nuk beson se incidenti lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Nuk do të më ndalojë nga fitimi i luftës në Iran”, tha Trump në një konferencë për shtyp natën e 25 prillit, rreth 40 minuta pas të shtënave me armë zjarri në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në një hotel në Uashington.

Lexo edhe:

Nju Jorku kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike, ndalohet për nxënësit më të vegjël

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare me aftësi të kufizuar e më pas veten, letrat tronditëse që lanë pas

“Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë. Sinqerisht, nuk besoj, bazuar në atë që dimë”, tha Trump.

Trump, nënpresidenti JD Vance dhe disa drejtues të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u larguan me shpejtësi nga agjentët e shërbimit sekret pasi u dëgjuan të shtëna pranë një pike kontrolli jashtë sallës ku Trump po përgatitej të mbante fjalim.

Zyrtarët thanë se motivet e të dyshuarit nuk dihen ende. I dyshuari u arrestua dhe ndaj tij pritet të ngrihet aktakuzë më 27 prill.

Ndërkohë, Trump e anuloi të shtunën një udhëtim të planifikuar për në Pakistan nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, për bisedime me Iranin për arritjen e paqes.

“Thjesht e anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi që do të shkonin në Islamabad, Pakistan, për t’u takuar me iranianët”, tha Trump të shtunën mbrëma.

“Shumë kohë e humbur nëpër udhëtime, shumë punë! Përveç kësaj, ka përçarje të mëdha dhe hutim brenda ‘udhëheqjes’ së tyre”, tha Trump.

Më pas, Trump u citua nga Axios duke thënë në një intervistë të shkurtër se anulimi i udhëtimit nuk do të thotë automatikisht rifillim i luftës me Iranin.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e zhvilloi atë që e quajti “turne në kohën e duhur” në kryeqytetin pakistanez të shtunën, për t’i bashkërenduar “çështjet dypalëshe” me zyrtarët pakistanezë, para se të vazhdonte drejt Omanit dhe Rusisë.

Irani e ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e bisedimeve me heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, një kërkesë që Trump deri tani e ka hedhur poshtë.

Teherani gjithashtu e ka hedhur poshtë zgjatjen e njëanshme të armëpushimit nga Trump si “të pakuptimtë” derisa bllokada vazhdon të mbetet në fuqi.

Qëkurse SHBA-ja dhe Izraeli nisën bombardimet në Iran më 28 shkurt, zyrtarët amerikanë dhe iranianë kanë mbajtur një rund bisedimesh për paqe, më 11-12 prill në Pakistan, por nuk arritën marrëveshje për përfundimin e luftës. /REL

Nga Kategoria

Bota

Nju Jorku kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike, ndalohet për nxënësit më të vegjël

2 Shtator, 2026
Bota

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare me aftësi të kufizuar e më pas veten, letrat tronditëse që lanë pas

2 Shtator, 2026
Bota

Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë

2 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

20 transferimet më të shtrenjta të verës, Enzo Fernandez kryeson listën

2 Shtator, 2026

Barcelona shpenzon 175 milionë euro në merkato, Deco përgatit skuadrën edhe për vështirësitë e sezonit të ardhshëm

2 Shtator, 2026

”Sonte në orën 10…”, Cllevio lajmëron se do të arratiset

2 Shtator, 2026
Screenshot

Edi Rama “i çon zemra” Evis Salës pas dorëheqjes: Faleminderit për kontributin në qeveri, do jesh një ndihmë e çmuar dhe në vazhdim

2 Shtator, 2026

U rrit pa të atin dhe la pas nënën me kancer – Tragjedia pas aksidentit te ‘Ura e Gjolës’, gazetari Xhesjon Zogu humbi jetën rrugës për në punë

2 Shtator, 2026

“Dasma e Kidës apo ditëlindja e Luanës?” Momenti i cili ndezi debat në rrjet

2 Shtator, 2026

Detaje nga arrestimi i “Visit të Garave’/ Bashkëshortja e kapi mat me një grua tjetër te vila në Palasë, 40 vjeçari e kërcënoi më armë!

2 Shtator, 2026

Barcelona nuk dorëzohet për Julián Álvarez, do të provojë sërish në merkatot e ardhshme

2 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.