Presidenti amerikan Donald Trump përkujtoi sot 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë ceremonisë në Pentagon, ku nderoi 184 personat që humbën jetën në sulmin ndaj ndërtesës.
Në fjalimin e tij, Trump foli për dhimbjen e familjeve të viktimave dhe për unitetin e amerikanëve pas sulmeve që morën jetën e afro 3 mijë njerëzve në Nju Jork, Pentagon dhe Pensilvani. Ai tha se tragjedia e 11 shtatorit vazhdon të jetë pjesë e kujtesës kombëtare amerikane.
Trump e lidhi gjithashtu kujtimin e 11 shtatorit me politikën e jashtme dhe veprimet ushtarake të SHBA-së sot. Duke iu referuar konfliktit aktual me Iranin, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të luftojnë për të parandaluar kërcënimet ndaj vendit dhe të sigurohen që Irani të mos pajiset me armë bërthamore.
“Ne nuk do të harrojmë kurrë”, tha Trump në përfundim të fjalimit, duke shtuar se kjo është arsyeja pse SHBA-ja vazhdon të luftojë dhe se “mund të ketë vetëm fitore”.
Ceremonitë përkujtimore u zhvilluan edhe në Nju Jork dhe Shanksville, ku u lexuan emrat e viktimave dhe u mbajtën momente heshtjeje për të nderuar të vrarët dhe personat që kanë humbur jetën më vonë nga sëmundje të lidhura me pasojat e sulmeve.











