Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe karburanteve, duke argumentuar se ato po shkaktojnë mungesë të naftës dizel dhe po dëmtojnë tregjet globale.
“Mos goditni karburantin dizel. Kjo po dëmton botën”, tha Trump të dielën gjatë vizitës së tij në Irlandë. Deklarata vjen pas një serie sulmesh me dronë të Ukrainës ndaj rafinerive dhe objekteve ruse të naftës, të cilat kanë ulur prodhimin e karburanteve në Rusi dhe kanë shkaktuar mungesa në disa zona të vendit.
Trump tha se sulmet ukrainase po kontribuojnë në një mungesë globale të naftës. Në SHBA, çmimi mesatar i këtij karburanti, i përdorur gjerësisht nga kamionët, trenat, anijet dhe makineritë bujqësore, ka kaluar për herë të parë 6 dollarë për gallon.
Trump tha se sulmet ukrainase po kontribuojnë në një mungesë globale të dizelit. Në SHBA, çmimi mesatar i këtij karburanti, i përdorur gjerësisht nga kamionët, trenat, anijet dhe makineritë bujqësore, ka kaluar për herë të parë 6 dollarë për gallon.
Ukraina, nga ana tjetër, i konsideron rafineritë dhe objektet energjetike ruse objektiva legjitime, pasi ato lidhen me financimin dhe furnizimin e makinerisë ushtarake të Moskës. Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë me rreze të gjatë ndaj industrisë ruse të naftës gjatë muajve të fundit.











