Thomas Tuchel ka surprizuar me listën e re të Anglisë, duke rikthyer Trent Alexander-Arnold dhe Cole Palmer për ndeshjet e ardhshme të Nations League ndaj Spanjës, Republikës Çeke dhe Kroacisë.
Për Trent bëhet fjalë për rikthimin e parë te “Tre Luanët” pas më shumë se një viti. Mbrojtësi i Real Madridit nuk ishte grumbulluar që prej majit 2025 dhe tani do të ketë një tjetër mundësi për të rifituar vendin e tij në kombëtare.
Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Cole Palmer. Fantazisti i Chelsea ka rigjetur formën më të mirë nën drejtimin e Xabi Alonsos, me katër gola dhe dy asistime, duke bindur Tuchel ta rikthejë pas mungesës në Botëror.
Në listën me 27 lojtarë janë gjithashtu Jude Bellingham, Harry Kane, Bukayo Saka, Declan Rice dhe Anthony Gordon, ndërsa janë rikthyer edhe Myles Lewis-Skelly, Dominic Calvert-Lewin, Lewis Hall dhe Jarrad Branthwaite.
Jashtë vazhdojnë të mbeten emra si Phil Foden, Adam Wharton, Morgan Gibbs-White dhe Harry Maguire, ndërsa disa mungesa të tjera lidhen me dëmtime ose zgjedhje teknike të trajnerit gjerman.











