• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë. Policia njofton se gjatë punës është dëmtuar rëndë mekaniku Azem Picari, 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për ngjarjen u procedua penalisht Arjan Hoxha, 70 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i subjektit që po kryen punimet në kantier. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Pavarësisht se kanë arritur moshën e daljes në pension, shumë të moshuar në zonat rurale dhe në sektorë si ndërtimi apo ai minerar, detyrohen të vazhdojnë punën. Kjo lidhet si me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit masiv dhe largimit të të rinjve, ashtu edhe me kushtet e vështira ekonomike që i shtyjnë pensionistët të punojnë për të siguruar të ardhura shtesë.

Lexo edhe:

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

Projekti ku humbi jetën 68-vjeçari në Bulqizë ka nisur në korrik 2024 dhe parashikon që me një investim prej rreth 2 milionë euro, të mbledhë disa kanaleve ujitëse të zonës për t’i futur në rezervuarin e Bllacës. Ky rezervuar, i ndërtuar para viteve ’90, ka qenë i dëmtuar dhe jashtë funksioni për dekada, ndërsa projekti aktual synon ta rikthejë në përdorim për vaditjen e tokave bujqësore në Maqellarë dhe fshatrat përreth.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe dy aksidente të tjera në vendin e punës, të ndodhura në kantierë ndërtimi pallatesh në Tiranë.

Sipas policisë, në një prej rasteve u procedua penalisht A. Ç., 46 vjeç, administrator i një firme, pasi punëtori me inicialet Q. B., 43 vjeç ra nga lartësia dhe po merr trajtim mjekësor në spital. Në një rast tjetër, nisën hetimet për E. M., 33 vjeç, përgjegjës sigurie, pasi gjatë punës u aksidentua punëtori B. H., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për vitin 2024, në total u regjistruan 177 aksidente të punës, prej të cilave 33 rezultuan me humbje jete. Në vitin 2023 u raportuan 168 aksidente pune me 30 raste fatale. Sektori i ndërtimit është shfaqur si më problematik, duke përbërë 24% të aksidenteve. Kjo lidhet edhe me zhvillimin intensiv të industrisë, ku gjatë vitit u lëshuan 1,019 leje ndërtimi, sipas të dhënave të INSTAT.

Referuar të dhënave zyrtare, pas ndërtimit, sektori i minierave dhe karierave mbetet ndër më të rrezikshmit, duke përbërë rreth 18 % të aksidenteve të raportuara në vitin 2024.

Në investigimet e BIRN për këtë sektor, ka gjetur se në shumicën e aksidenteve në kantieret e ndërtimit, përgjegjësia u lihet shpesh punëtorëve viktima, ndërkohë që kompanitë përgjegjëse për kushtet e pasigurta të punës ndëshkohen kryesisht me gjoba minimale. Kjo duke krijuar një kulturë pandëshkueshmërie dhe rreziku për punëtorët./ BIRN

Nga Kategoria

Aktualitet

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026
Aktualitet

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

10 ditët që tronditën Inteligjencën Artificiale 

23 Shtator, 2026

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë? (VIDEO)

23 Shtator, 2026

Saka rrëfen dhimbjen e Botërorit: “E kemi ende plagën e eliminimit ndaj Argjentinës”

23 Shtator, 2026

Gjykata e Lartë e Francës konfirmon gjyqin ndaj Hakimit për akuzën e përdhunimit

23 Shtator, 2026

Klopp vendos rregulla të reja te Gjermania: më pak telefona dhe asnjë berber gjatë grumbullimit

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.