• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 17 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës

17 Prill, 2026
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

“Që e vogël mbaj mend skenat e përsëritura të dhunës që ushtronte babai ndaj nënës. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, situata mbetet e njëjtë në familjen time. Ai vazhdon të mbetet njësoj i dhunshëm.”

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Elsa*, një studente 21-vjeçare e Infermierisë nga Elbasani, është rritur mes frikës dhe ankthit. Personi që duhej të ishte mbështetja e saj më e madhe është kthyer në burimin kryesor të pasigurisë. Historia e saj nuk është një përjashtim, por një pasqyrim i një realiteti të përhapur në shumë familje shqiptare, ku dhuna brenda mureve të shtëpisë mbetet e përditshme dhe shpesh e padukshme.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2025 janë referuar në prokurori 2,325 raste të veprës penale “dhunë në familje”, një rritje me 186 raste ose 8% më shumë krahasuar me vitin 2024. Paralelisht, të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në periudhën 2022–2025, 23 gra janë vrarë si pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare.

Lexo edhe:

Çfarë fshihet pas përplasjes Trump–Meloni

Gazeta spanjolle: Kush ishte Miklovan Dakaj, historia e shqiptarit që u gjet i copëtuar në rezervuar!

Megjithatë, këto shifra përfaqësojnë vetëm një pjesë të problemit. Dhjetëra apo qindra raste të tjera mbeten të pa raportuara, të mbuluara nga turpi, frika, varësia ekonomike dhe mungesa e besimit tek institucionet.

Një grua, e cila përjeton dhunë të vazhdueshme, rrëfen arsyet e heshtjes së saj. “Fëmijët më kërkojnë të ndahem nga bashkëshorti për shkak të dhunës, por nuk e ndërmarr këtë hap. Të parët që do të më gjykojnë janë familjarët e mi. Pastaj, ku të shkoj? Shtëpia është e bashkëshortit. Unë jam herë me punë, herë pa punë. Askush nuk më ofron as strehë, as punë.”

Kjo dilemë ilustron një realitet të përhapur: njohja e mundësive për ndihmë nuk përkthehet domosdoshmërisht në veprim. Sipas një pyetësori të zhvilluar nga Gazeta Shëndeti me 117 pjesëmarrës, 76.7% e tyre deklarojnë se nuk e kanë raportuar kurrë dhunën.

Të dhëna nga pyetësori i Gazeta Shëndeti: Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet
Të dhëna nga pyetësori i Gazeta Shëndeti: Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet

Kur mbrojtja e viktimës nuk mjafton

Përpjekjet institucionale dhe publike janë përqendruar kryesisht te mbrojtja e viktimave. Megjithatë, një pyetje thelbësore mbetet: a mund të parandalohet dhuna nëse nuk trajtohet dhunuesi?

Në praktikë, trajtimi i autorëve të dhunës mbetet i kufizuar ose inekzistent. Në shumë raste, viktimat raportojnë se dhunuesit shfaqin probleme të shëndetit mendor. Kjo jo vetëm që ndikon në vendimin e tyre për të mos denoncuar, por edhe ekspozon një boshllëk të madh në sistem: mungesën e mekanizmave për trajtimin e këtyre individëve.

Edhe kur rastet denoncohen, masat ndaj dhunuesve zakonisht kufizohen në procedime penale ose urdhra mbrojtjeje. Përfshirja në programe rehabilitimi apo terapi psikologjike mbetet e rrallë.

Foto ilustruese

Klajdjola Hoxha, koordinatore për dhunën në familje dhe njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë e Bulqizës, thekson mungesën e një qasjeje të strukturuar.

“Në institucionin tonë nuk ekziston një protokoll për vlerësimin psiko-social të dhunuesve, por vetëm për viktimat. Gjithashtu, bashkia nuk ofron asnjë shërbim për dhunuesit me probleme të shëndetit mendor dhe nuk kemi marrëveshje me institucione të tjera për këtë qëllim.”

Ekspertët e shëndetit mendor e konsiderojnë këtë një mangësi kritike. Sipas psikologes klinike Delina Malaj, dhuna është rezultat i një ndërthurjeje faktorësh.

“Nëse analizojmë dhunuesin, evidentojmë problematika të mbartura ndër vite, si vështirësi në menaxhimin e emocioneve, trauma të papërpunuara, ankth, depresion apo abuzim me substanca. Pa adresuar këto shkaqe, rreziku i përsëritjes së dhunës mbetet i lartë.”

Ligji ekziston, zbatimi mungon

Në janar 2026, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”. Ky ligj parashikon qartë jo vetëm mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave, por edhe trajtimin psikosocial dhe mjekësor të dhunuesve.

Megjithatë, zbatimi i këtyre dispozitave mbetet problematik.

Foto nga salla e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, gjatë miratimit të ligjit “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2025 tregojnë për probleme strukturore në sistemin e shëndetit mendor. Numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike ka tejkaluar ndjeshëm kapacitetet e planifikuara (1,444 kundrejt 1,096), duke reflektuar mungesë planifikimi dhe burimesh.

Institucionet shëndetësore vetë pranojnë kufizimet e tyre. Spitali Psikiatrik i Elbasanit thekson se nuk është institucion për pacientë me vendim gjykate, ndërsa spitali psikiatrik “Ali Mihali” nënvizon se operon me dyer të hapura dhe nuk është strukturë e posaçme për trajtimin e autorëve të veprave penale me çrregullime mendore.

Në mungesë të strukturave të specializuara, trajtimi i dhunuesve mbetet kryesisht klinik dhe i fragmentuar, pa ndërhyrje të integruara psikosociale. Kjo dobëson ndjeshëm efektivitetin e parandalimit.

Sipas të dhënave të pyetësorit, 93.9% e të anketuarve besojnë se mungesa e kapaciteteve për trajtimin afatgjatë të dhunuesve rrit rrezikun e përsëritjes së dhunës.

Të dhëna nga pyetësori i Gazeta Shëndeti: Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet

Dhuna si cikël që përsëritet

Për Elsën, dhuna nuk është vetëm një përvojë e së shkuarës, por një rrezik që vazhdon të riprodhohet brenda familjes.

“Tani më shqetëson edhe vëllai. Ka filluar të shfaqë shenja agresiviteti. Kam frikë mos i ngjan babait. Është maturant dhe mendoj se duhet të largohet nga shtëpia sapo të mbarojë shkollën. Mendoj se ka probleme të shëndetit mendor, por nuk po e bind dot të trajtohet. Po nënën ku ta lë? Jeta e saj është në rrezik të përhershëm. Nuk di ç’të bëj. Ndihem si e zënë në lak.”

Rrëfimi i saj nxjerr në pah një dimension tjetër të problemit: dhuna si një model që trashëgohet dhe riprodhohet, nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Një sistem që kërkon rikonceptim

Të dhënat dhe dëshmitë tregojnë se sistemi aktual përballet me mbingarkesë, mungesë kapacitetesh dhe një qasje të fragmentuar ndaj dhunës në familje. Fokusi pothuajse ekskluziv te viktima, pa një strategji të mirëfilltë për trajtimin e dhunuesit, krijon një boshllëk që rrezikon të ushqejë vazhdimësinë e fenomenit.

Adresimi i këtij problemi kërkon më shumë sesa masa mbrojtëse. Ai kërkon investim në shërbime komunitare të shëndetit mendor, ndërtimin e programeve të detyrueshme rehabilituese për dhunuesit dhe krijimin e mekanizmave funksionalë të koordinimit mes institucioneve. Pa një qasje të integruar, dhuna në familje rrezikon të mbetet një cikël i mbyllur, ku viktimat mbrohen përkohësisht, por shkaqet që e prodhojnë atë mbeten të paprekura.

*Emrat janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e viktimave të dhunës //shendeti.com.al

Nga Kategoria

Bota

Çfarë fshihet pas përplasjes Trump–Meloni

17 Prill, 2026
Aktualitet

Gazeta spanjolle: Kush ishte Miklovan Dakaj, historia e shqiptarit që u gjet i copëtuar në rezervuar!

17 Prill, 2026
Plani B: Nëse Donald Trump tërhiqet, propozohet krijimi i një NATO-je europiane
Bota

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

17 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës

17 Prill, 2026

Çfarë fshihet pas përplasjes Trump–Meloni

17 Prill, 2026

Gazeta spanjolle: Kush ishte Miklovan Dakaj, historia e shqiptarit që u gjet i copëtuar në rezervuar!

17 Prill, 2026
Plani B: Nëse Donald Trump tërhiqet, propozohet krijimi i një NATO-je europiane

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

17 Prill, 2026

Ndërron jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, pasi doli nga mësimi…/ Bënte disa kilometra në këmbë për të arritur te nxënësit në fshatin e largët

17 Prill, 2026
Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

“Shmang xhelozinë në dashuri”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

17 Prill, 2026

Sot protesta e PD, Berisha rikthen fjalimet. Nga ora 15:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë

17 Prill, 2026

Rama viziton sot Pedro Sanchez në Spanjë!

17 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.