• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, Urgjenca reagon pas protestës së banorëve

1 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestës së banorëve të Vaut të Dejës, të cilët ngritën akuza për vonesën e ambulancës në ngjarjen ku humbën jetën David Deda dhe Sokol Preka, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka dhënë sot versionin e saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në sqarimin e saj, QKUM thotë se autoambulanca e zonës kishte pësuar defekt teknik, ndaj për të dy rastet u dërguan ambulanca nga Spitali Rajonal i Shkodrës.

Sipas institucionit, telefonata e parë në urgjencë është regjistruar në orën 18:03 dhe ambulanca ka mbërritur në orën 19:44, ndërsa për rastin e dytë kërkesa për ndihmë është bërë në orën 18:53 dhe ambulanca e dytë ka mbërritur në orën 19:54.

Lexo edhe:

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

QKUM sqaron se viktimat janë dy raste të ndryshme dhe se në rastin e parë një infermiere e zonës kishte nisur menjëherë reanimimin, ndërsa në rastin e dytë elektricisti rezultonte pa shenja jete në momentin e vlerësimit fillestar.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, sqaron dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore.

Në këtë ngjarje janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme. Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44.

Manovrat e reanimimit janë vijuar edhe gjatë transportit drejt Spitalit të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, nuk u arrit rikthimi i qarkullimit spontan dhe pacienti humbi jetën.

Rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën.

Për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje.

Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme.

Mbi çdo sqarim institucional, kjo mbetet para së gjithash një ngjarje tragjike, e cila solli humbjen e dy jetëve njerëzore.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të dy viktimave. Në këto momente të vështira, QKUM bashkohet me dhimbjen e familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur”, thuhet në njoftimin për shtyp të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Nga Kategoria

Bota

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026
Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Ekstra

A e dini se? Miu i vogël i grurit fle mes luleve kur lodhet

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia ndalet në Rumani, vjen humbja e parë në Ligën e Konferencës

6 Nëntor, 2026

Gjendet prova më e hershme e përdorimit të kanabisit për efektet psikoaktive në një varr 2.800-vjeçar në Siberi

5 Nëntor, 2026

Republikanët kthehen kundër Pete Hegseth pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e mesmandatit

5 Nëntor, 2026

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.