Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë.
Sipas raportimeve paraprake, një i ri mësohet se ka mbetur i plagosur. Nga detajet e para bëhet me dije se 22-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje teksa pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me plagosjen.
Gjithashtu nuk dihet as gjendja e të plagosurit dhe nëse ka marrë plagë të rënda.











