Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:52, me epiqendër në zonën malore mes Elbasanit dhe Gramshit, rreth 15 kilometra në lindje-juglindje të Elbasanit.
Lëkundjet janë ndjerë në Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe në disa zona të tjera përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet nuk kanë njoftuar për probleme të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.











