Momente tensioni në fund të sfidës Cagliari-Juventus, me Luciano Spallettin dhe Fabio Pisacanen që u përplasën verbalisht menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Dy trajnerët u afruan pas vërshëllimës së fundit, por në vend të përshëndetjes së zakonshme situata degradoi në debat. Pas ndërhyrjes edhe të një pjesëtari të stafit të Cagliarit, arbitri Marcenaro vendosi t’i ndëshkojë të dy trajnerët me karton të kuq.
Spalletti shpjegoi më pas versionin e tij për DAZN.
“I thashë se janë të zotë, luajnë mirë dhe dinë edhe të humbin kohë. Ai më tha: ‘Çfarë do të thuash që humbim kohë? Çfarë kohe?’ Pastaj na larguan, por është diçka normale.”
Pisacane, ndërkohë, reagoi me një ton më të ashpër.
“Mund të kishte përfunduar gjithçka me një përqafim, është për të ardhur keq. Mendoj se Spalletti dha që dje përshtypjen se ishte i shqetësuar dhe kjo na nderon.”
Trajneri i Cagliarit iu referua edhe tensioneve që kishin ndodhur gjatë ndeshjes, duke theksuar se fakti që Juventusi ishte në vështirësi ndaj skuadrës së tij duhet të shihet si një motiv krenarie.
Në pritje të vendimit zyrtar të gjykatës sportive, Spalletti pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Juventusit ndaj Lazios, ndërsa Pisacane nuk do të jetë në stol për sfidën e Cagliarit ndaj Monzas.











