Tension i madh në radhët e FC Barcelona pas konfirmimit zyrtar të dëmtimit serioz të Raphinha, i pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazil.
Trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit katalanas nuk e kanë fshehur zemërimin e tyre, duke e konsideruar vendimin e stafit të “Seleção”-s si të papërgjegjshëm.
Sipas raportimeve, në Barcelonë nuk ka asnjë justifikim për ngarkesën e madhe fizike dhe udhëtimet e lodhshme që iu imponuan lojtarit në një moment vendimtar të sezonit.
Zemërimi shtohet edhe më shumë për faktin se stafi mjekësor i Brazilit ka injoruar historikun e dëmtimeve të Raphinha-s këtë sezon. Sulmuesi kishte humbur disa ndeshje për shkak të problemeve muskulore dhe duhej menaxhuar me shumë kujdes. Megjithatë, ai u aktivizua në ndeshjen ndaj Francës në Boston.
Këtë sezon, Raphinha ka zhvilluar 31 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 8 asistime.











