• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Të huajat në fasoneri, vajzat nga Mianmari gjejnë punë e jetë të re në Gjirokastër

16 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo ditë, autobusë, tragete dhe avionë mbushen me shqiptarë që largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të rinjtë po ikin, qytetet po boshatisen dhe shumë biznese po përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Por, ndërsa shqiptarët largohen, në Shqipëri po mbërrijnë të huaj për të punuar e jetuar. Në një biznes fason në Gjirokastër, rreth 50 vajza nga Mianmar kane nisur një jetë të re larg familjeve të tyre.

Ten Ten dhe Ina tregojnë për Top Channel se fillimisht e njohën Shqipërinë në Ksamil, ku kishin ardhur për punë sezonale, pa e menduar se pak muaj më vonë do të jetonin në jug të vendit me kontrata të rregullta pune. Nga një vend krejtësisht i panjohur për to, Shqipëria u kthye në mundësinë për të siguruar të ardhura dhe një të ardhme më të mirë.

Lexo edhe:

Mehdi Malkaj: Në protestë më qëlloi dikush me shpullë, tha mos të shikoj më këtu

Kretë/ Dy goditje me thikë ndaj 58-vjeçarit shqiptar, policia nis kërkimet për një adoleshent

“Unë jam Ten Ten. Fillimisht isha në Ksamil ku punova një sezon. Më pas erdhëm këtu. Jam shumë e lumtur që jam në Shqipëri. Punojmë dhe jetojmë në kushte shumë të mira dhe kemi gjetur një shtëpi të dytë. Kontrata ime përfundon pas dy vitesh dhe më pas do të kthehem pranë familjes sime. Nuk kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë dhe në fillim kisha frikë, por tani e dua këtë vend. Në Mianmar kam lënë familjen time dhe jam larguar për shkak të pamundësive ekonomike”,shprehet ajo.

Ndërsa Inna thotë se tashmë e sheh Shqipërinë si vendin ku dëshiron të ndërtojë jetën e saj: “Kam një kontratë 5-vjeçare këtu. Më pëlqen shumë Gjirokastra, kemi gjetur njerëz të dashur dhe mikpritës. Dua të qëndroj këtu, nuk dua të largohem”.

Ky është paradoksi i kohës që po jeton vendi: një Shqipëri që po humbet bijtë e saj, por që po hap dyert për punëtorë të ardhur nga mijëra kilometra larg./TCh

Nga Kategoria

Aktualitet

Mehdi Malkaj: Në protestë më qëlloi dikush me shpullë, tha mos të shikoj më këtu

11 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

Kretë/ Dy goditje me thikë ndaj 58-vjeçarit shqiptar, policia nis kërkimet për një adoleshent

11 Tetor, 2026
Screenshot
Kosova

Krim në familjen shqiptare, babai vret të birin 29-vjeçar dhe arratiset nga vendngjarja

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madrid vendos kufirin për JJ Gabriel, talenti 16-vjeçar i United kërkon një shifër të çmendur

11 Tetor, 2026

Frederik Ndoci e zbulon për herë të parë: Hiti “Sytë e tu” ishte dedikim për Xhoana Nanon

11 Tetor, 2026

Tension pas Cagliari-Juventus, Spalletti dhe Pisacane përplasen pas vërshëllimës së fundit

11 Tetor, 2026

Mehdi Malkaj: Në protestë më qëlloi dikush me shpullë, tha mos të shikoj më këtu

11 Tetor, 2026
Screenshot

Kretë/ Dy goditje me thikë ndaj 58-vjeçarit shqiptar, policia nis kërkimet për një adoleshent

11 Tetor, 2026
Screenshot

Krim në familjen shqiptare, babai vret të birin 29-vjeçar dhe arratiset nga vendngjarja

11 Tetor, 2026
Screenshot

Britania e Madhe ashpërson rregullat e dëbimit, shqiptarët nuk do të mund të përdorin më jetën familjare si argument

11 Tetor, 2026

Goli i Rabiot nuk mjafton, Milani ndalet nga Sassuolo

11 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.