Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet, teksa raportohet se është bllokuar shërbimi i linjës së urbanit “Shkozë-Qendër” në kryeqytet.
Sipas denoncimeve të qytetarëve për “news24”, shoferët e kësaj linje kanë zbritur pasagjerët nga autobusi në mes të rrugës dhe gjatë orarit zyrtar të punës, me pretendimin se do të bënin pushim për të pirë kafe.
Qytetarët e pranishëm janë përballur me sjelljen e paprecedentë të drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë ndërprerë shërbimin publik pa asnjë paralajmërim apo shkak të arsyetuar.
Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve kompetente për marrjen e masave të përshtatshme.











