• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 7 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Takimi Hoxha-Konjufca: Kosova prioritet absolut! Kush ju prek juve, prek Shqipërinë!

31 Maj, 2026
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ndodhet në Prishtinë këtë të dielë, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai doli në një konferencë të përbashkët për mediat me Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës. Ky i fundit vlerësoi progresin e Shqipërisë në reforma dhe në procesin e negociatave.

“Të gjithë zyrtarët edhe evropianë, të cilët po i takoj edhe vetë, po thonë që Shqipëria është e dyta në radhë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një arritje shumë e madhe, zoti ministër, të përgëzoj edhe ty sepse për shumë vite ke qenë edhe atje në kryeqytetin e Bashkimit Evropian dhe e ke bërë punën ashtu siç është më së miri. Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar, ashtu siç e kemi përshëndetur edhe siç ishte një hap gjigant edhe hyrja e Shqipërisë në NATO”, tha Konjufca.

Lexo edhe:

Zbulohet dokumenti: Rama përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

Ai shtoi se për Kosovën, anëtarësimi i Shqipërisë në BE “nuk do të ishte vetëm inspirim, por edhe përfitues për aspiratën tonë eurointegruese.” Konjufca theksoi se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare, ndërsa kërkoi edhe më shumë bashkëpunim mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se Kosova është “prioritet absolut” për Shqipërinë.

“Jam këtu për intensifikuar dhe thelluar më tej marrëdhënien tonë strategjike e cila ka në themel historinë e pandashme, të sotmen e ndërlidhur dhe të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar në të dy anët e kufirit, përmes të ardhmes së përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Ky partneritet kërkon kujdes të vazhdueshëm, përmbajtje konkrete dhe rezultate të prekshme. Kjo është arsyeja pse isha i paduruar për të ardhur në Kosovë.

Ne në Tiranë nuk do ta themi kurrë mjaftueshëm: Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.  Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe të pandashme, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet edhe Shqipëri, ashtu si çdo sukses dhe arritje e saj festohet njësoj edhe tek ne.”, tha ministri Hoxha, i cili madje kujtoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, se “kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”.

Më tej, Hoxha theksoi se gjatë takimit me Konjufcën ranë dakord se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik.

“U angazhuam për përgatitjen e takimeve të radhës, si dhe për aktivizimin më funksional të Sekretariatit Koordinues, përcaktimin e qartë të fushave ku duhet të përshpejtojmë.

Bashkëpunimi ynë duhet të përkthehet në më shumë lehtësi dhe me pak burokraci; në zhdërvjelltësi zbatimi dhe koordinimi; në projekte konkrete dhe me impakt për qytetarët.”, shtoi ai.

Po ashtu, Hoxha e përgëzoi homologun Konjufca për zhvillimet inkurajuese në kuadër të Planit të Rritjes dhe organizimin e ekipit negociator dhe e siguroi për gatishmërinë e Shqipërisë për ndihmë dhe për të ndarë çdo eksperiencë të vlefshme.

Sipas ministrit, pranimi i aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat nuk është dhuratë por mundësi, sepse përkthehet në përshpejtim të reformave dhe vlerave demokratike dhe është investim në të ardhmen e përbashkët.

Në konferencën e sotme për mediat, një ndër pyetjet që iu drejtua dy ministrave ishte se kur do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive.

Kësaj pyetjeje iu përgjigj Konjufca, i cili tha se të dyja palët janë pro idesë së zhvillimit të konferencave të përbashkëta mes dy qeverive, mirëpo situata politike në Kosovë i ka shtyrë këto plane. Muaji qershor kishte qenë caktuar paraprakisht, mirëpo, duke qenë se Kosova shkoi përsëri drejt zgjedhjeve, Konjufca tha se mbetet të presin legjitimimin e legjislaturës së re, mandej të qeverisë.

Pas kësaj, “shtatori dhe tetori do të shihen nëse do të jenë muaj të përshtatshëm” për të organizuar mbledhjen e radhës.

Nga Kategoria

Kryesore

Zbulohet dokumenti: Rama përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

6 Qershor, 2026
Bota

SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

6 Qershor, 2026
Aktualitet

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e Kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bruno Fernandes vendimtar për Portugalinë, Leao ndëshkohet me të kuq ndaj Kilit

6 Qershor, 2026

Maran nuk gjen ende fitoren, Shqipëria mposhtet edhe nga Luksemburgu

6 Qershor, 2026

Zbulohet dokumenti: Rama përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

6 Qershor, 2026

SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

6 Qershor, 2026

Tifozët kuqezi bojkotojnë miqësoren e Kombëtares, i bashkohen protestës para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026

Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës

6 Qershor, 2026

Vijojnë kërkimet për 35-vjeçarin, që u zhduk në mes të Tiranës

6 Qershor, 2026

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.