• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Arrestohet në Athinë vëllai i Pirro Dhimës, dyshohet se furnizonte sportistët me doping

13 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllai i ish-peshëngritësit të njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë, nën dyshimin për furnizimin e sportistëve me substanca të ndaluara dopingu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Odise Dhima, në banesën e të cilit dhe në qendrën sportive që drejtonte në rajonin e Atikës, policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme substancash stimuluese, të dyshuara si doping, të cilat dyshohet se u jepeshin sportistëve për të rritur artificialisht rezultatet e tyre në gara.

Sipas hetimeve, 58-vjeçari dyshohet se e ushtronte këtë aktivitet prej më shumë se 14 vitesh. Autoritetet greke bëjnë me dije se, që nga prilli i vitit 2024, ai furnizonte sportistë me substanca të ndaluara.

Lexo edhe:

Si të ishte prej letre, momenti i tmerrshëm kur shembet godina në New York, tetë viktima

Vlorë/ 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar penalisht, 1958 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit

Hetimi ka zbuluar gjithashtu një rast kur një sportisti të mitur i ishte dhënë një substancë e ndaluar nga lista e Agjencisë Botërore Antidoping (WADA), gjatë një gare sportive. Për këtë rast, si trajneri, ashtu edhe sportisti ishin ndëshkuar më herët me përjashtim nga gara dhe aktivitetet sportive.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesë dhe në ambientet sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 njësi medikamentesh dhe substancash të paligjshme dopingu, në formë tabletash dhe ampulash. Sipas autoriteteve, produktet nuk ishin të miratuara nga Organizata Kombëtare Greke e Barnave (EOF) dhe paraqisnin rrezik për shëndetin.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu:

15 mijë euro para të gatshme;
17 kartela sportistësh;
Shënime të shkruara me dorë;
Një telefon celular, i cili do t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar prova të tjera të mundshme.
Operacioni u krye nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF).

Pas arrestimit, Odise Dhima është dërguar në prokurori për procedurat përkatëse, ndërsa pritet që gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet greke po përpiqen të zbardhin përmasat e aktivitetit të dyshuar dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në të./tch

Nga Kategoria

Bota

Si të ishte prej letre, momenti i tmerrshëm kur shembet godina në New York, tetë viktima

13 Nëntor, 2026
Kryesore

Vlorë/ 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar penalisht, 1958 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit

13 Nëntor, 2026
Bota

Ndërprerje masive globale e Microsoft, miliona përdorues pa shërbim! Preken banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arrestohet në Athinë vëllai i Pirro Dhimës, dyshohet se furnizonte sportistët me doping

13 Nëntor, 2026

Si të ishte prej letre, momenti i tmerrshëm kur shembet godina në New York, tetë viktima

13 Nëntor, 2026

Vlorë/ 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar penalisht, 1958 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit

13 Nëntor, 2026

Ndërprerje masive globale e Microsoft, miliona përdorues pa shërbim! Preken banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026

Sanksione të reja ndaj Rusisë/ Von der Leyen: Do të mbështesim Ukrainën në çdo rrethanë

13 Nëntor, 2026

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu në të gjithë vendin, ku priten shtrëngata më të forta

13 Nëntor, 2026

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.