TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin
Tirana International Airport (TIA) mirëpriti sot fluturimininaugurues të FlyOne Armenia, duke shënuar nisjen e njëpartneriteti të ri dhe rikthimin e lidhjes direkte mes Shqipërisëdhe Armenisë. Linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët qëlëvizin mes dy vendeve, si për qëllime turistike ashtu edhebiznesi. Yerevani, kryeqyteti i Armenisë, rikthehet kështu në hartën e destinacioneve të aksesueshme direkt nga Tirana, duke forcuarmë tej lidhjet rajonale dhe duke zgjeruar rrjetin ndërkombëtar tëaeroportit. FlyOne Armenia, pjesë e grupit ajror FlyOne, është një ngalinjat ajrore me rritjen më të shpejtë në rajon. E njohur përrrjetin e saj në zgjerim dhe angazhimin për të ofruar udhëtimecilësore dhe të përballueshme, kompania vazhdon të zgjerojëpraninë e saj në tregjet evropiane dhe të krijojë lidhje të rejandërkombëtare. “Jemi të lumtur të mirëpresim FlyOne Armenia në TIA dhe tëshohim rikthimin e Yerevanit si destinacion direkt nga Tirana. Çdo linjë e re kontribuon në forcimin e lidhjeve ndërkombëtaretë Shqipërisë dhe krijon mundësi të reja për pasagjerët tanë,” u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i AeroportitNdërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza", “Nisja e fluturimeve direkte mes Jerevanit dhe Tiranës përbënnjë moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm tërrjetit të destinacioneve të FLYONE ARMENIA. Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për udhëtarët armenë, duke kombinuar një kulturë të pasur, natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe potencial të madh turistik. ...
Lexo më shumëDetails








