• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

7 Tetor, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga rastet flagrante të falsifikimit të pronave në bregdet, u publikua këtë të martë në emisionin “Në Shënjestër”, dhe i referohet personave Vlash dhe Gjon Brahja nga Biza, të cilët u përdorën nga grupi kriminal i “Rrumit”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, jo vetëm u bënë me tokë, kur nuk e kishin një të tillë, por përfituan rreth 20 mijë metra katrorë.

Në dosjen hetimore thuhet se Vlash Brahja, i biri i Gjonit ka të regjistruar në emrin e tij pasurinë nr. 67/4, me sipërfaqe 24 000 m2, për të cilën ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni dhe se nuk mund të përfitonte nga ligji tokë bujqësore.

Lexo edhe:

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

Ndërkohë që shtetasi Gjon Brahja përmendet gjatë bisedave në Sky Eç midis Aleksandër Lahos dhe Vullnet Muçës si edhe një personi me emrin Viktor në lidhje me hapjen e një procesi gjyqësor për kthimin dhe kompensimin e pronave, në favor të Gjon Brahjas. Pasuri të ndodhura në fshatin Bizë, Durrës.

I pyetur nga grupi hetues Gjon Brahja deklaroi se kishte pajtuar një avokat, të cilit i kishte dhënë 5 mijë euro, për të ndjekur në rrugë gjyqësore çëshjten e një prone që kishte trashëguar nga babai i tij.

Ai tha më tej se bashkë me avokatin ishin drejtuar për në Agjencinë e Trajtimit të Pronave ku kishte tërhequr dokumentet e pronës, që vite më parë i kishte dorëzuar babai i tij.

Por Gjon Brahja nuk dinte të thonte se ku ishte vendndodhja e pronës së tij dhe sa ishte sipërfaqja.

Ndërsa nga hetimi i mëtejshëm rezultoi se e gjitha ishte një skemë mafioze e përvetësimit të një prone me anë të një personi fiktiv, në këtë rast babë e bir, Vlash dhe Gjon Brahja, nga ana e Aleksandër Lahos.

Por janë pikërisht bisedat e kryera në Sky Ecc midis ‘Rumit’ dhe një personi me emrin Viktor ku del në pah bashkëpunimi midis tyre si edhe implikimi i babë e bir në këtë aferë të tjetërsimit të një prone shtet.

Bisedat në Sky Ecc

21 Shtator 2021

Personi i identifikuar me emrin Viktor bisedon me Aleksandër Lahon

Tori- Po të jenë dokumentet në rregull bën punë ai.

‘Rrumi’-Në rregull janë çdo gjë….po do sjell Gjonin, djalin e Frrokut… se Gjoni është trashëgimtari i atyre… po sot nuk mundej të vinte.

‘Rrumi’ i shkruan Viktorit

‘Ky kërkon të ecë. I intereson ajo punë.

Çfarë tha, dhe a do pjesë apo pagesë… mirë ishte i jepnim ndonjë pjesë të ngelte i kënaqur dhe ai se është bregdeti e gjitha gati. Po si të dojë ai…Unë jam i gatshëm për çdo gjë’.

Viktori i shkruan

‘Më tha në shkallë të parë me e mbyllur me 100 mijë euro të jesh i kenaqur dhe siguro shkon në Apel’.

‘Rrumi’ i shkruan se është i gatshëm për pjesën e tij’.

Në vijim të bisedës, ‘Rrumi’ i jep detaje të pronës për të cilën diskutojnë.

‘Kjo është pjesa e krahut matanë Ishëm, aty ku do bëhet një port që ka miratuar Rama, portin e skafeve, a nuk e di çfarë porti egzakt’.

30 Tetor 2020

‘Rrumi’ bisedon me Vullnet Muçën në lidhje me pronën e Gjon Brahjes dhe faktin që ata nuk duhet të ekspozohen që pas pronës fshihet emri i tyre.

‘Rrumi’- Duhet me u lidh me Viktorin për atë dosjen që ka marrë ai avokati.

Į kemi dhënë dosjen e Gjonit atij.

Vetëm emri jonë s’duhet të dalë që i kemi neve… se po doli që janë tonat ata dyshojnë direkt te ne…dhe Viktori kështu i ka thënë e ka Gjoni të plakut vet.

Sipas grupit hetues del se Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, me veprime aktive kanë ndihmuar ‘Rrumin’ dhe vëllain e tij Vullnet Muça që të tjetërsojnë pasuri të paluajtshme, të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Nga ku rezulton e faktuar se Vlash Brahja ka shitur një pasuri ‘Pemëtore’ 13 200 m2.

Si dhe babai i tij Gjoni ka pranuar që ‘Rrumi’ dhe vëllai i tij, të përdorin emrin e tij me qëllim regjistrimin e disa pasurive të llojit ‘pyll’, duke fallsifikuar notën e transkriptimit në Radhorin e vitit 1932.

Por që të siguronin këto dokumente të ruajtura brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Aleksandër Lahos, i duheshin me patjetër njerëz të besuar brenda këtij institucioni të cilët i vendosnin përpara regjistrat e arkivës me të cilët ai më pas fillonte nga puna për falsifikimin dhe tjetërsimin e tyre, nëpërmjet ryshfetit.

Përgjimet e Sky Ecc zbardhën komunikimet që i përkasin gushtit të vitit 2020 të cilat zhvillohen midis Aleksandër Lahos dhe vëllait të tij Vullnet Muça u tashmë shqetësimi i tyre është estetik.

Fakti që dokumentat e falsifikuara u kanë ardhur me probleme të kaligrafisë.

/Emisioni “Në Shënjestër”

Nga Kategoria

Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej

24 Tetor, 2026
Aktualitet

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

24 Tetor, 2026
Aktualitet

Në mëngjes i fton për dialog, pak orë para protestës Rama sulmon studentët

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej

24 Tetor, 2026

Qëllohet me plumb gome gazetari i Reuters gjatë protestës

24 Tetor, 2026
Screenshot

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë, digjet një nga dyert e godinës

24 Tetor, 2026

Policia pastron bulevardin nga protestuesit, forcat RENEA dislokohen te Kryeministria

24 Tetor, 2026

Aston Villa ndal serinë perfekte të City-t, Jackson vendos me dopietë

24 Tetor, 2026

Tym, flakë, gurë dhe ujë me presion te Ministria e Arsimit

24 Tetor, 2026

“Partia Demokratike mëma e dhunës”, Rama ndan pamjet e djegies së sofrës së dialogut para kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Rreth një orë para Kryeministrisë, mbështetësit e PD marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

24 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.