Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zbarkuar këtë të enjte në Devoll, ku mësohet se ka ushtruar kontrolle në disa banesa.
Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se SPAK po ushtron kontrolle në banesën e Devi Agos, ish punonjës i AMP së juglindjes.
Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre.
Një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake si lidhje shoqërore e Agos.
Pritet që të zbardhen detaje të tjera në vijim.











