• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri

SPAK ‘shkund’ Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me ‘ustalleshën’ Goxhobelli

6 Korrik, 2026
tek Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nën hetimet e SPAK-ut janë vënë zyrtarë të lartë të Kadastrës në disa qytete, teksa skemat korruptive të zbuluara përfshijnë mbivendosje pronash, legalizime të paligjshme dhe lidhje me grupe kriminale

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një operacion i gjerë hetimor nga SPAK ka vënë në lëvizje strukturat e Agjencisë së Shërbimit Kadastral, duke përfshirë në hetime drejtoreshën e përgjithshme të ASHK-së, Lorena Goxhobelli, si dhe disa punonjës të besuar të saj në drejtori. Hetimet kanë zbuluar skema korruptive të strukturuara, ku zyrtarë të niveleve drejtuese dhe specialistë të kadastrës dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale për të mundësuar mbivendosje pronash dhe legalizime në kundërshtim me ligjin.

Në të njëjtën ditë, SPAK ka vendosur urdhër sekuestro për disa toka në Livadh të Himarës, ndërsa në vijim priten aksione dhe sekuestrime të tjera, veçanërisht në atë që cilësohet si “gangrena e korrupsionit kadastral” në Tiranën Rurale 1, ku në krye dyshohet të jetë Martin Kala, së bashku me sekserin e tij, Ardian Tufa, ‘xhambazin’ e tjetërsimit të pronave në Farkë. Një denoncim i mbërritur në Pamfleti pak kohë më parë hedh dritë mbi transferimet dhe grabitjet e pronave që i janë bërë qytetarëve nga ‘Nari Lundër’, duke i kaluar në emër të familjarëve në bashkëpunim me shefin e kadastrës Martin Kala. Denoncim ky, që pretendohet se është dërguar edhe në SPAK.

Lexo edhe:

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

Raportet hetimore listojnë qytetet ku korrupsioni në Kadastër është më i lartë. Durrësi, veçanërisht zona e Gjirit të Lalzit, dhe Tirana janë identifikuar si pikat më problematike. Në Durrës, po hetohet e gjithë hallka drejtuese së bashku me sekserin Ervin Krymbi, lidhur me legalizimet dhe tjetërsimet e pronave.

Në Kadastrën e Elbasanit, hetimet kanë nisur për tjetërsimet e pronave dhe ryshfetet në procesin e legalizimeve, si dhe për përdorimin e kadastrës në interes të grupeve kriminale të goditura më parë nga SPAK. Grupet kriminale nuk mjaftohen më me korruptimin e një punonjësi të thjeshtë, por raporti flet për një ndërhyrje strukturore, ku grupet e strukturuara kanë arritur të vendosin njerëzit e tyre në pozicione kyçe të ASHK-së për të lehtësuar pastrimin e parave përmes pronave dhe ndërtimit.

Vetëm për vitin 2025, SPAK ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 11 milionë euro, të cilat ishin regjistruar përmes dokumenteve të falsifikuara me bashkëpunimin e zyrtarëve të ASHK-së.

Drejtoresha në shënjestër

Sipas burimeve, Lorena Goxhobellit i është nënshtruar një kontrolli nga drejtësia ditët e fundit dhe shumë shpejt pritet të merret nën akuzë. Pavarësisht se drejtoresha ka kërkuar të largohet për t’u shpëtuar pasojave të amullisë së krijuar, institucioni që ajo drejton po kalon ditët më të vështira që nga krijimi i tij.

Përtej propagandës së digjitalizimit, shifrat flasin për vdekje klinike të procesit të legalizimeve. Mbi 36 mijë dosje kanë mbetur pezull, pra 36 mijë familje shqiptare që kanë mbetur peng i një sistemi në kolaps. Për më tepër, SPAK ka vendosur nën sekuestro preventive mijëra metra katrorë që ishin bërë gati për legalizim në mënyrë të paligjshme, kryesisht në bregdet.

Mbetet e paqartë se pse kryeministri i ka refuzuar dorëheqjet e Goxhobellit, duke bërë që ASHK të shndërrohet në një minë me sahat që rrezikon të shpërthejë nga momenti në moment, duke marrë me vete edhe ato pak reforma që u tentuan të kryheshin..

Tags: Lorena GoxhobelliMartin KalaNari Lundërspak

Nga Kategoria

Aktualitet

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

6 Korrik, 2026
Aktualitet

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

6 Korrik, 2026
Lajme

“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Berisha tregon mesazhin që la në SPAK për Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

6 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK ‘shkund’ Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me ‘ustalleshën’ Goxhobelli

6 Korrik, 2026

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën dhe dy bashkëpunëtorët

6 Korrik, 2026

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një nivel tjetër, guximi shpërblehet

6 Korrik, 2026

Integrimi europian/ Prezantohet programi për përgatitjen e bizneseve, Ibrahimaj: Në tetor do të trokasim në dyert e tyre! 250 mln euro financim

6 Korrik, 2026

“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Berisha tregon mesazhin që la në SPAK për Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

6 Korrik, 2026

 Zjarri në Drizë u dogji banesën, “kam punuar 30 vite për këtë shtëpi”, çifti i bashkëshortëve: Dëmet janë kolosale!

6 Korrik, 2026

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë, u evakuuan 12 familje

6 Korrik, 2026

Dosja “Partizani”/ Paraqitet në GJKKO ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa

6 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.