• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presione edhe nga politika

5 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka folur në emisionin “Trialog” në RTSH për mënyrën e punës së prokurorisë, prioritetet në hetime dhe sfidat me të cilat përballen prokurorët e institucionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai theksoi se SPAK nuk bën dallime sipas funksioneve politike apo fuqisë financiare:

“Të gjithë janë të barabartë para ligjit, pavarësisht funksionit që ata kanë, politik, publik apo fuqisë financiare që mbartin. Për ne është e rëndësishme prova, jo emri,” tha Dumani.

Lexo edhe:

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

Ai hodhi poshtë akuzat për selektivitet dhe shtoi se SPAK ka treguar se është në gjendje të ndjekë penalisht çdo subjekt, me vendime të para të formës së prerë tashmë të dhëna ndaj zyrtarëve të lartë.

Dumani rrëfeu gjithashtu kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të SPAK, përfshirë edhe drejtuesit e institucionit:

“Kërcënimet janë të shpeshta, përfshirë kërcënime ndaj familjarëve, telefonata kërcënuese dhe deri tek plane për atentate. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar.”

Ai theksoi se edhe politika ka shfaqur forma presioni përmes retorikës publike dhe sulmeve ndaj emrave të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, por shtoi se stafi i SPAK është i përgatitur për t’i përballuar këto sfida.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve, prokurorët e SPAK kanë pjekurinë dhe maturinë e duhur për t’i përballuar. Por ky është një realitet i vështirë që nuk mund të anashkalohet,” shtoi Dumani.

Gjithashtu Dumani theksoi se krimi i organizuar gjen forma të ndryshme kërcënimi ndaj prokurorëve të posaçëm.

“Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është  publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale.  Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani,

Sa i takon kërcënimeve nga politika Dumani theksoi se ka një retorikë të politikës ndaj prokurorëve të posaçëm.

“Sa i takon kërcënimeve nga politika ju jeni vetë dëshmitarëm, nga mëngjesi deri në darkë, prokurorët e posaçëm me emra, me emra të përveçëm, me emra familjarësh, kërcënohen, baltosen, fyhen dhe kjo është formë presioni. Pavarësisht se prokurorët e posaçëm kanë pjekurinë e duhur, maturinë e duhur për t’i përballuar këto kërcënime. Ne jemi mjaftueshëm të përgatitur për t’i përballuar këto kërcënime. Por ky është një realitet. Si drejtues i prokurorisë së Posaçme nuk mund të rri e thënë”, tha Dumani.

I pyetur nëse politika ka shkuar përtej kësaj, Dumani tha se kërcënimet apo presionet janë ato “çfarë është thënë publikisht nga politika ju i keni të regjistruara në kronikat tuaja dhe në vlerësimin tim janë mjaftueshëm për t’u konsideruar si presione apo kërcënime”, tha Dumani.

Nga Kategoria

Lajme

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Zbulohet mozaiku antik në Memaliaj, arkeologët: Mund të fshihet një vendbanim romak me shtrirje të madhe

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

23 Shtator, 2026

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

23 Shtator, 2026

Nafta bie për të gjashtën ditë radhazi, Brent zbret nën 100 dollarë për fuçi

23 Shtator, 2026

Zbulohet mozaiku antik në Memaliaj, arkeologët: Mund të fshihet një vendbanim romak me shtrirje të madhe

23 Shtator, 2026

Kërcënoi me thikë 50 vjeçaren gjermane te Liqeni Artificial dhe i grabiti çantën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë!

23 Shtator, 2026

Në Tropoja në Sarandë për të vënë rregull, kush është Kryekomisari që ka drejtuar Operacionet Speciale dhe tani Hita i besoi qytetin bregdetar

23 Shtator, 2026

“Bela me Taon shoku…”, çfarë i shkruante Vlora Hyseni-Ergys Agasit për Ballën e Ballukun (MESAZHET)

23 Shtator, 2026

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Balla: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.