Mesazhe të tjera të publikuara nga dosja hetimore e SPAK hedhin dritë, sipas organit të akuzës, mbi komunikimin mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe personit nën hetim Ergys Agasi.
Në një komunikim të datës 22 gusht 2026, Hyseni i shkruan Agasit: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne… Të gjitha shpirt… O shpirt kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi…”.
Sipas SPAK, këto mesazhe pasqyrojnë solidarizimin e Hysenit me Agasin, i cili në atë periudhë ishte person në kërkim nga drejtësia.
Në vijim të komunikimeve, Hyseni i përcjell Agasit edhe informacion paraprak lidhur me zhvillime politike dhe persona me funksione të larta shtetërore.
“Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, shkruan Hyseni në një prej mesazheve. Në materialet e dosjes, këto referenca lidhen me Taulant Ballën dhe Belinda Ballukun.
SPAK e ka përfshirë komunikimin në materialet e hetimit ndaj Vlorës Hyseni, duke e konsideruar pjesë të komunikimeve që, sipas organit të akuzës, tregojnë marrëdhënien dhe shkëmbimin e informacionit mes saj dhe Ergys Agasit.
Mesazhet janë pjesë e materialeve të hetimit dhe përmbajtja e tyre paraqet versionin dhe pretendimet e organit të akuzës në këtë fazë të procedimit.











