• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal, kush janë vëllezërit Koçeku që drejtonin “fijet” e trafikut të drogës, emrat e biznesmenëve shqiptarë që ua pastronin paratë (EMRAT-DETAJE)

12 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave në shuma të konsiderueshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave paraprake hetimet kanë në fokus një organizatë kriminale që dyshohet se ka vepruar kryesisht në zonën e Kamzës dhe që drejtohej nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest në burg” dhe 5 “arrest shtëpie”.

Deri tani raportohet se është ekzekutuar masa e sigurisë ndaj Orest Sotës, i cili ka rënë në prangat e policisë, ndërsa disa prej personave të tjerë të përfshirë në dosje ndodhen jashtë vendit dhe janë shpallur në kërkim.

Lexo edhe:

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

Mes emrave për të cilët SPAK ka lëshuar masa sigurie janë Abedin Koçeku, Luçiano alias Tur Koçeku, Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi, Edmond Jaupi, Orges Birçaj, Baftri Troci, Gëzim Islami dhe Dritan Aga.

Në fokus të hetimeve të SPAK është edhe aktiviteti ekonomik i personave të dyshuar. Luçiano Koçeku rezulton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, kompani e themeluar në vitin 2022 me aktivitet në fushën e ndërtimit, investimeve turistike, hotelerisë, tregtisë dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore.

Po asht ai zotëron 10 për qind të aksioneve në kompaninë “Ballenja Kompani”, e cila ka përfituar koncesionin 35-vjeçar për financimin dhe ndërtimin e hidrocentralit “Ballenjë” në Bulqizë, ku ushtron edhe funksionin e administratorit së bashku me dy persona të tjerë. Ndërkohë që prej vitit 2018 ai rezulton aksioner me 30 për qind në kompaninë “SGD Energji”, që operon në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike.

Në kuadër të operacionit janë ndërmarrë masa edhe ndaj aktiviteteve të dyshuara si të lidhura me pastrimin e parave. Me urdhër të SPAK është vendosur sekuestro ndaj biznesit të makinave me qira “Top Seven”, pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Edhe pse biznesi figuron në emër të Erinda Lutajt, hetuesit dyshojnë se pronari faktik është biznesmeni Orges Birçaj, emër i përfshirë gjithashtu në dosjen e operacionit.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK dhe Policia e Shtetit po punojnë për lokalizimin dhe ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave të tjerë të shpallur në kërkim si dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal që përfshin trafik droge, pastrim parash dhe investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

DISA PREJ EMRAVE PËR TË CILËT JANË LËSHUAR MASË SIGURIE:

Abedin Koçeku

Luçiano allias Tur Koçeku

Orest Sota

Artur Shehu

Ilir Shtufi

Edmond Jaupi

Orges Birçaj

Baftri Troci

Gëzim Islami

Dritan Aga

Nga Kategoria

Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

24 Shtator, 2026
Aktualitet

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

24 Shtator, 2026
Lajme

Vlora Hyseni e shantazhoi publikisht se takohet në hotel me agjentë serbë, REAGON Klodiana Lala

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

24 Shtator, 2026

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni e shantazhoi publikisht se takohet në hotel me agjentë serbë, REAGON Klodiana Lala

24 Shtator, 2026

Takim urgjent në Presidencë, Begaj thërret ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni akzua të rënda Klodiana Lalës në dyert e GJKKO: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner (VIDEO)

24 Shtator, 2026

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator, 2026

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026

Ndihmuan në arratisjen e Ergys Agasit, GJKKO lë në fuqi masat me arrest në burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.