GJKKO ka lënë në fuqi masat e arrestit në burg për dy personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për AKSHI-n, Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin, të cilët ndihmuan në arratinë e biznesmenit Ergys Agasit.
Fatjon Kalluçi ish-shef sektori në Policinë Shkencore dyshohet se ka ndihmuar Agasin, me nxjerre të sekretit hetimor.
Ndërsa Embro Sulejmani kryekamarier në një restorant pranë vilave qeveritare në Durrës, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Agasit, për të mbuluar fshehjen e këtij të fundit në vilat qeveritare.
Trupa gjykuese sot në GJKKO vendosi të mbajë në burg dy të dyshuarit, ndërkohë që pritet edhe shqyrtimi i masës së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.











