• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK arreston ‘kokën’ e grupit kriminal/ Transportoi tonelata drogë nga Shqipëria dhe Amerika Latine

7 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Lexo edhe:

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare.

Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës:

Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.

Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori. Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

Nga Kategoria

Screenshot
Aktualitet

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

24 Gusht, 2026
Kryesore

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

24 Gusht, 2026
Kryesore

Edi Rama foli sot për shenjën në hundë, kush e rrahu kryeministrin 29 vite më parë?! Dëshmia: Donin të më vrisnin! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që e bën për spital

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

24 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

24 Gusht, 2026

Tresoldi shpërthen me gola, Barcelona e mban në radar si alternativë për sulmin

24 Gusht, 2026

Aston Villa mendon për Rafael Leaon, portugezi i hapur për një kalim në Premier League

24 Gusht, 2026

Edi Rama foli sot për shenjën në hundë, kush e rrahu kryeministrin 29 vite më parë?! Dëshmia: Donin të më vrisnin! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që e bën për spital

24 Gusht, 2026

Bayern shet talentin 17-vjeçar te Club Brugge, marrëveshja është mbyllur

24 Gusht, 2026

Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, tarifa 50% për makinat dhe çelikun

24 Gusht, 2026

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë

24 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.