• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Skandal në Shëndetësi, KLSH: 49 milionë lekë penalitete nuk u vendosën ndaj importuesve të barnave tumorale

2 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shëndeti, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal të rëndë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, lidhur me furnizimin e barnave antitumorale. Sipas raportit përfundimtar të auditimit, institucioni përgjegjës për financimin dhe kontrollin e barnave nuk ka zbatuar penalitetet e parashikuara në kontratat me importuesit farmaceutikë, duke toleruar shkelje të përsëritura situatë që ka lënë pacientët onkologjikë pa trajtim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Auditimi i KLSH ka evidentuar se gjatë periudhës 2021–2024 janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike për trajtimin e kancerit. Megjithatë, Drejtoria e Kontrollit pranë Fondit te Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë masa vetëm në 2 raste, ndërsa 47 rastet e tjera nuk janë ndëshkuar.
Sipas kontratave trepalëshe midis Fondit të sigurimeve, QSUT dhe importuesve, çdo vonesë në furnizim duhej të shoqërohej me penalitete financiare. KLSH llogarit se vlera totale e gjobave që nuk u aplikuan arrin në 49 milionë lekë.

Për më tepër, kontratat parashikonin që në rast përsëritjeje të shkeljes, importuesit që nuk plotësonin furnizimin në kohë të përjashtoheshin nga lista e rimbursimit, masë që nuk është zbatuar asnjëherë. Në raport përmenden disa kompani farmaceutike si përgjegjëse për vonesat e përsëritura: Rejsi Farma, Megapharma, Intermed, Deltapharma-al, Incomed, Trimed. Sipas KLSH, pavarësisht shkeljeve të qarta, këto kompani janë trajtuar si “operatorë pa probleme”, duke vijuar të furnizojnë tregun pa asnjë pasojë kontraktuale.

Lexo edhe:

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë shenjë e tensionit të lartë të gjakut

Protesta e 20/ Qytetarët grumbullohen te sheshi Skënderbej

Për këtë sjellje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur një masë administrative ndaj Fondit te sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, duke e konsideruar mosveprimin një dështim serioz të mekanizmave të kontrollit. Në raport theksohet se kjo situatë jo vetëm që ka dëmtuar financat publike, por mbi të gjitha ka kontribuar në mungesën e barnave jetike për pacientët me kancer. Raporti i KLSH nxjerr në pah një zinxhir dështimesh ku kompanitë vonojnë, pacientët mbeten pa ilaçe, ndërsa institucioni që duhet të mbrojë interesin publik nuk vendos as gjobat e parashikuara me ligj.

Nga Kategoria

Shëndeti

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë shenjë e tensionit të lartë të gjakut

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Protesta e 20/ Qytetarët grumbullohen te sheshi Skënderbej

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë shenjë e tensionit të lartë të gjakut

19 Qershor, 2026

Protesta e 20/ Qytetarët grumbullohen te sheshi Skënderbej

19 Qershor, 2026

Presion ndaj Starmer për t’u larguar, ministrja britanike i kërkon afat për dorëheqjen

19 Qershor, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19 Qershor, 2026

Dy të mitura humbën jetën në Tale, vija bregdetare nuk kishte roje sigurie

19 Qershor, 2026

Sanchez dhe Macron kundër kampeve për emigrantët në vende të treta: Jo sipas vlerave europiane

19 Qershor, 2026

Ndryshime në Kodin Rrugor/ Zero alkool për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik

19 Qershor, 2026

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

19 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.