Inter ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Fiorentinës në “San Siro”, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit dhe duke ruajtur pathyeshmërinë në Serie A.
Pas një pjese të parë pa gola, Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 65-të me Jimenez, i cili realizoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.
Inter reagoi fuqishëm dhe shtoi presionin, ndërsa Carlos Augusto goditi traversën dy herë brenda pak minutash. Barazimi erdhi në minutën e 90-të, kur Marcus Thuram gjeti rrjetën me një goditje të saktë me të majtën.
Drama kulmoi në minutat shtesë. Pas një prekjeje me dorë në zonë, Inter fitoi penallti dhe Piotr Zielinski mori përsipër ekzekutimin. Polaku goditi traversën, por topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-1.
Një tjetër përmbysje për skuadrën zikaltër, e cila vazhdon të jetë e pamposhtur dhe qëndron në krye të renditjes së bashku me Lazion.











