Një situatë kritike është regjistruar këtë të hënë në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku zjarre me përmasa të mëdha kanë përfshirë fshatrat Zimaj dhe Rras.
Situata duket se ka dalë tërësisht nga kontrolli. Vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi të madhe e ndihmuar nga erërat dhe terreni i thyer malor, duke “përpirë” sipërfaqe të tëra me pyje dhe kullota.
Flakët intensive po i afrohen me shpejtësi varrezave dhe kishës së zonës, duke rritur alarmin te banorët lokalë se flakët mund të rrezikojnë shtëpitë e tyre.











