Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen e mëngjesit të sotëm në fshatin Proptisht të Mokrës.
Sipas informacioneve më të fundit, mësohet se një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar në përplasje fizike.
Gjithçka ka nisur pas një debati mes shtetasve B. Çela dhe M. Çela, ku situata ka agravuar në konflikt fizik. Për pasojë, M. Çela ka mbetur i plagosur në shpatull.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, shtetasi tjetër është shoqëruar nga policia, e cila po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.











