• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Historia nuk rishkruhet me retorikë, rajoni ka nevojë për pajtim e jo akuza

7 Tetor, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të rikthyer “hijet e së shkuarës” në një rajon që synon të ecë drejt së ardhmes. Në reagimin zyrtar, Shqipëria hedh poshtë me forcë akuzat dhe pretendimet e Beogradit, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të mbështetura mbi raporte të diskredituara ndërkombëtarisht. Ministria shqiptare nënvizon se historia nuk mund të rishkruhet me retorikë politike dhe se rajoni ka nevojë për pajtim, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, e jo për rikthim tek gjuha e akuzave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklarata e Ministrisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.

Lexo edhe:

Qetësi para furtunës? Tirana sonte e qetë, ja çfarë pritet nesër

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.

Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.

Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Qetësi para furtunës? Tirana sonte e qetë, ja çfarë pritet nesër

23 Tetor, 2026
Bota

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Aktualitet

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Fermín i përgjigjet Real Madridit: “Ankesat për arbitrat kanë filluar të bëhen të lodhshme”

23 Tetor, 2026

Qetësi para furtunës? Tirana sonte e qetë, ja çfarë pritet nesër

23 Tetor, 2026

Saka shqetëson Arsenalin, mund të mungojë deri në dy muaj

23 Tetor, 2026

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

23 Tetor, 2026

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23 Tetor, 2026

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet nesër protestës së studentëve

23 Tetor, 2026

Shtohen masat e sigurisë në Itali nga frika e trazirave, dronë dhe mijëra efektivë për protestën e së shtunës

23 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.