Është hedhur shorti i fazës së ligës në Champions League, duke rezervuar disa përballje spektakolare mes klubeve më të mëdha të Europës.
Real Madrid do të ketë mes rivalëve Arsenal, Inter, Roma dhe Leipzig, ndërsa Barcelona do të përballet me Manchester City, PSG, Aston Villa dhe Galatasaray.
Një rrugëtim shumë i vështirë e pret edhe Atlético Madrid, që do të luajë kundër Bayern Munich, Liverpool dhe Manchester United. Liverpool, nga ana tjetër, do të sfidojë gjithashtu Interin, Porton dhe Villarrealin.
Arsenal do të ketë një nga kalendarët më të fortë, me Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Napoli, ndërsa Bayerni do të përballet me Arsenalin, Atléticon dhe Manchester United.
Manchester City do të ketë përballje të mëdha me Barcelonën dhe PSG-në, ndërsa kampionët në fuqi të PSG-së do të sfidojnë gjithashtu Cityn, Barcelonën, Romën dhe Aston Villan.
Faza e ligës premton kështu spektakël që në javët e para, me disa prej pretendentëve kryesorë për trofeun që do të përballen direkt mes tyre.











