• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 23 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

19 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Joana Qeleshi, ka reaguar ashpër lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja, e ndodhur pas një debati mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, është cilësuar si një akt i paprecedentë dhe i papranueshëm nga Shoqata.

Përmes këtij reagimi publik, Qeleshi thekson se arrestimi është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj rolit të avokatit në sistemin e drejtësisë dhe cënon rëndë të drejtën për mbrojtje të pavarur dhe të paanshme.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Rama flet pas mbledhjes me socialistët në Pogradec

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon:

1. Lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të avokatit të arrestuar;

2. Hetim të plotë, të pavarur dhe transparent mbi veprimet e autoriteteve përgjegjëse;

3. Marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari që ka keqpërdorur detyrën publike për të intimiduar përfaqësuesin e mbrojtjes;

4. Garanci institucionale që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon me forcë aktin e paprecedentë të arrestimit të avokatit Ulian Bajrami gjatë ushtrimit të detyrës së tij me përfundimin e një seance gjyqësore, pas një debati gjatë gjykimit me përfaqësuesin e organit të akuzës.

Sipas informacioneve të bëra publike dhe audios së seancës gjyqësore, avokati Ulian Bajrami u arrestua vetëm për faktin se i komunikoi prokurorit synimin për të bërë kallëzim penal, pasi sipas avokatit ky i fundit kishte manipuluar provat në dëm të klientit që ai mbronte.

Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së profesionit të avokatit, duke cenuar rëndë parimin kushtetues të së drejtës për mbrojtje të pavarur dhe efektive, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati, si pjesë thelbësore e sistemit të drejtësisë, nuk mund dhe nuk duhet të ndëshkohet për ushtrimin e funksionit të tij ligjor në mbrojtje të interesave të qytetarit dhe përballjen e abuzimeve të pushtetit.

Arrestimi i një avokati për shkak të ushtrimit të detyrës është një akt i papranueshëm, që dëmton seriozisht besimin e publikut tek drejtësia dhe cënon ekuilibrin e procesit të rregullt ligjor.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon:

1. Lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të avokatit të arrestuar;

2. Hetim të plotë, të pavarur dhe transparent mbi veprimet e autoriteteve përgjegjëse;

3. Marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari që ka keqpërdorur detyrën publike për të intimiduar përfaqësuesin e mbrojtjes;

4. Garanci institucionale që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Nga Kategoria

Aktualitet

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Rama flet pas mbledhjes me socialistët në Pogradec

23 Gusht, 2026
Aktualitet

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten në Palasë, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

23 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

11 emigrantë të vdekur, fundoset varka që po shkonte drejt Italisë

23 Gusht, 2026

Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA-në, rruga më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

23 Gusht, 2026

Të shtëna me armë drejt një makinë në Kuçovë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

23 Gusht, 2026

Adoleshent palestinez vritet nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor

23 Gusht, 2026

SHBA paralajmëron Kanadanë: Përplasja tregtare me Uashingtonin do të ishte katastrofike

23 Gusht, 2026

Zelensky: Zgjedhjet gjatë luftës do ta përçanin Ukrainën

23 Gusht, 2026

Rama flet pas mbledhjes me socialistët në Pogradec

23 Gusht, 2026

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten në Palasë, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

23 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.